Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me të gjithë Institucionet dhe OJF-të që ofrojnë shërbime ditore dhe rezideniale për fëmijët në nevojë, organizuan një aktivitet festiv, me qëllim gjithpërfshirjen e fëmijëve me rastin e festave te fundvitit. Në këtë aktivitet me temë “Festojmë së bashku me dhë për Fëmijët ” merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili në fjalën e tij deklaroi se Bashkia e Durrësit gjithmonë do të ketë në vëmendje fëmijët në nevojë madje vitin e ardhshëm Bashkia e Durrësit do të ndërtojë një qendër për fëmijët në nevojë që do zbusë sadopak problemet e familjeve dhe të vetë këtyre fëmijëve. Më pas kryebashkiaku Dako ka shpërndarë çertifikata falenderimi dhe mirënjohje për organizatat e ndryshme që ofrojnë shërbime për fëmijët në nevojë si dhe për fëmijët e qendrave ditore që kane qenë aktivë dhe të përfshirë në vazhdimësi në aktivitete të ndryshme që promovojnë të drejtat e fëmijevë.Gjithashtu kryebashkiaku Vangjush Dako u ka shpërndarë dhurata me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fëmijëve jetimë, fëmijëve me aftësi të veçanta, fëmijëve në nevojë të zonave periferike të qytetit, fëmijëve romë dhe egjyptian etj. Të gjithë të pranishmit kanë ndjekur edhe një aktivitet artistic të organizuar nga vetë fëmijët në nevojë me rastin e festive të fundvitit.