Me rastin e 8 Marsit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas është organizuar një prej eventeve më masive në qytet “Manifest për të Drejtat e Grave” i cili tashmë po kthehet në një traditë në Durrës. Ky MANIFEST mbledh së bashku përfaqësues të qeverisë qendrore dhe lokale, organizatave kombëtare e ndërkombetare, aktivistë për të drejtat e njeriut. Në këtë aktivitet të zhvilluar në shëtitoren Taulantia merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. MANIFEST është një event që i bashkon të gjithë të japin mesazhet kundër dhunës dhe për të promovuar barazinë gjinore. Fuqizimi i grave dhe familjes jane në qendër të punës së të gjithëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ky Manifest u organizua nga Bashkia Durrës, Qendra për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen", Ëorld Vision, Terre des Hommes me mbështetjen e, CSDC Durrës dhe Shërbimit Social Shtetëror dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Aktiviteti është hapur me himnin “Zbrite Diellin”, i lançuar tashmë prej një viti, i cili është bërë laitmotiv në luftën kundër dhunës e promovimin e barazisë gjinore. Fjalët e këngës përcollën mesazhin e kënduar nga Ambasadorët e Aktivizmit për Barazi Gjinore. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe të bashkohen për të respektuar të drejtat e grave sepse njohja dhe respektimi i tyre vërteton respektimin e të drejtave të njeriut. Gjatë këtij aktiviteti kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u ka dhënë titullin “Mirënjohje e qytetit të Durrësit” disa zonjave personalitete të Durrësit që janë të suksesshme me aktivitetin e tyre në shumë fusha dhe që kanë dhënë kontribut të çmuar për qytetin me aktivitetin e tyre profesional dhe intelektual dhe ato janë: Shpresa Prodani, Alda Trungu, Adivije Hoxha, Eleni Babameto, Nina Beqiraj, Elsa Balza, Engjëllushe Shiroka, Elvira Ajazi, Zhaneta Gjoni, Edlira Pajuni, Myzejen Konduri.Gjate ketij aktiviteti figura te rëndësishme intelektuale të Durrësit përcollën mesazhet e tyre, për të rritur ndërgjegjësimin për respektin, vlerësimin dhe dashurinë ndaj familjes dhe shoqërisë si pjesë për rritjen e përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore në të gjithe fushat. Ky aktivitet synon përqëndrimin e vëmendjes së institucioneve qëndrore dhe rajonale të qytetit të Durrësit në çështjet e barazisë gjinore si një nga fushat kyçe të Platformës për Veprim të Pekinit; promovimin e barazisë gjinore si një parakusht për avancimin e zhvillimit dhe reduktimin e varfërisë, ndërgjegjësimin e opinionit publik për kontribuimin në shëndetin dhe produktivitetin e familjeve të tëra dhe komuniteteve, duke përmirësuar perspektivat për gjeneratën e ardhshme si dhe përforcimin e thirrjeve për mobilizimin e qeverive si dhe qytetarëve për të kërkuar një botë ku barazia gjinore është realitet, duke treguar ndërthurjen e shqetësimeve të pasqyruara në Platformën për Veprim të Pekinit me çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në këtë aktivitet këngëtarët e njohur të vendit që janë eshe ambasadorë të Fushatës Kundër Dhunës me bazë gjinore kanë dhënë një koncert për të pranishmit e shumtë.