Ministri i mireqënies sociale dhe rinisë Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kanë marrë pjesë në përurimin e mjediseve të reja të shkollës së mesme teknologjike Hysen Çela në qytetin e Durrësit. Shkolla në fjalë i është nënshtruar një rikonstruksioni total, ndërkohë që në krah të saj është ndërtuar edhe një godinë e re në ndihmë të procesit mësimor dhe praktikës së nxënësve. Ministri Veliaj në përshëndetjen para nxënësve të kësaj shkolle u shpreh se arsimi profesional po përqafohett cdo ditë e më shumë nga të rinjtë pasi këtë vit ky arsim ka shënuar rritje me 40 përqind.  Gjithashtu Veliaj theksoi se duke qenë se është kandidat për bashkinë e Tiranës do të donte të merrte si model punën e bërë nga kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Nga ana e tij kryebashkiaku Dako, i cili garon për herë të tretë për të qenë kryetar i bashkisë së Durrësit, tha se kjo shkollë nuk i shërben vetëm qytetit të Durrësit po edhe më gjerë. Dako shtoi se tregu aktual i punës kërkon njerëz profesionistë, ashtu sic dalin nga kjo shkollë dhe të tjera si kjo: “Kjo shkollë i shërben jo vetëm Durrësit, por edhe më gjerë. Tregu i punës kërkon njerëz profesionistë dhe unë jam i bindur se ju i plotësoni këto kritere pas mbarimit të shkollës. Falenderoj ministrin Veliaj dhe Luan Bregasin Bisnes Albania, për kontributin maksimal që kanë dhënë për këto shkolla. Ne po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës së shkollavedhe do të vazhdojmë për përmirësimin e kësaj infrastrukture edhe në vijimësi. Ne kërkojmë nga ju si nxënës që të mësoni sa më shumë dhe të largohenni nga veset e këqija dhe ti shërbeni familjeve tuaja.” Mjediset e reja të shkollës Hysen Cela dhe godina e re kanë kushtuar rreth 1.8 milion euro, fond i akorduar nga Bashkimi Evropian. Kjo shkollë së bashku me shkolën tjetër profesionale, Beqir Cela që gjendet në Shkozet, kanë 2138 nxënës gjithsej. Në shkollën e mesme teknologjike nxënësit mësojnë në 5 degët e saj që janë hoteleri turizëm, tekstil konfeksion, teknologji ushqimore, peshkim dhe ekonomi biznes.