Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka qenë i pranishëm në shkollën 9 vjeçare jo publike “Frymë Dashurie” në ditën e festës së abetares. Ai pasi falenderoi drejtuesit e kësaj shkolle për ftesën e përzemërt u tha atyre se ndihej i lumtur të ishte mes tyre në festën e kurorëzimit të një prej librave më të dashur dhe më të shtrenjtë për fëmijet , librit të Abetares. Ai shprehu mirënjohjen për mundin dhe përpjekjet e mësuesve që përgjatë një viti të tërë finalizuan në një ditë si kjo përpjekjen e tyre për t’u mësuar nxënësve të përvetësojnë, të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën tonë të bukur, gjuhën e nënës. Gjithkujt nga ju të dashur fëmijë - tha ndër të tjera kryebashkiaku Dako- do t’i mbetet gjatë në kujtesë kjo ditë kaq e veçantë dhe nuk kisha si të mos isha mes jush për të rijetuar si në kohën e fëmijërisë sime atë që ju përjetoni sot. Në këtë ditë të veçabtë për këtë shkollë kryebashkiaku Dako ka vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit” znj. Eleni Gallanopullu për kontributin e saj të shquar në mbështetjen e institucioneve të arsimit jopublik në Durrës.