Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë znj.Jiang Yu. Ambasadorja kineze ka zhvilluar këtë vizitë kortezie por njëkohësht edhe për të diksutuar me kryebashkiakun Dako rreth memorandumit të bashkëpunimit që do të nënshkruhet midis Bashkisë së Durrësit dhe Bashkisë Shantou të Kinës gjatë vizitës që kryebashkiaku i këtij qyteti kinez do të zhvillojë në Durrës ku do të pritet nga kryebashkiaku Dako në 14 gusht. Ambasadorja Jiang Yu ka falenderuar kryebashkiakun Vangjush Dako për pritjen dhe ka biseduar gjatë me z.Dako në lidhje më bashkëpunimin në shumë fusha me Kinën si dhe me rritjen e interesimit të biznesit kinez përsa i përket shumë sektorëve në Durrës por edhe në të gjithë vendin. Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka bërë ambasadores kineze  një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit në sajë të investimeve. Kryebashkiaku Dako është ndalur veçanërisht në sektorin ekonomik ku ka përshkruar rolin e rëndësishëm në ekonominë e të gjithë Shqipërisë të portit të Durrësit. Kryebashkiaku Dako është shprehur se Durrësi ka cfarë ti ofrojë investitorëve të huaj dhe në këtë këndvështrim ai ka kërkuar një nxitje më të madhe të investitorëve kinezë për të investuar në Durrës. Kryebashkiaku Dako është ndalur edhe në fushën e turizmit duke i njohur zyrtarët kinezë me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj. Dako deklaroi se turizmi është një prioritet i Bashkisë ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja. Më tej kryebashkiaku Dako deklaroi se memorandumi i bashkëpunimit që do të nënshkruhet me bashkinë e Shantou ëshët i dyti pas atij të nënshkruar me një tjetër qytet të rëndësishëm kinez si Ningbo. Sipas z.Dako ky forcim i bashkëpunimit të qytetit të Durrësit me disa qytete të rëndësishme kineze krijon hapësira zhvillimi në fusha të ndryshme për qytetin e Durrësit i cili mund të konsiderohet nga biznesi kinez si platformë ekonomike e rëndësishme. Kryebashkiaku i Shantou do të vizitojë Durrësin në 14 gusht dhe do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me kryebashkiakun Dako me anë të së cilës krijohen mundësitë për shkëmbime bilaterale si dhe mundësi të reja zhvillimi për të dy qytetet. Shantou është një nga 5 zonat speciale ekonomike të Kinës, një qytet port i rëndësishëm. Qyteti ka një sipërfaqe prej 2064  km2 dhe një popullsi prej 5.5 milion banorë. Shantou njihet edhe si “Meka Kulturore Bregdetare ” për shkak të trashëgimisë së madhe kulturore. Po kështu Shantou ka ambjent të shkëlqyer biznesi. Ai është një nga bazat më të mëdha të prodhimit të veshmbathjeve, një bazë e rëndësishme për prodhimin e lojrave, kozmetikës, prodhimeve artizanale, makinerive paketuese etj. Në përfundim të takimit me ambasadoren kineze janë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit ku kryebashkiaku Dako i ka dhuruar ambasadores kineze një pllakë me smbolet e qytetit të Durrësit.