Në ditën e Kurban Bajramit, xhamia Riza Bajrami që gjendet në zonën e Plazhit Durrës është pajisur  me lejen e legalizimit. Në ceremoninë e dorëzimit të lejes së legalizimit kanë qenë të pranishëm kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si dhe stafi i Aluiznit në Durrës. Leja e legalizimit iu dorëzua imamit të xhamisë nga kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili i ka uruar besimtarëve festën e Kurban Bajramit dhe ka shprehur kënaqësinë që kjo xhami e cila do tu shërbejë besimtarëve myslimanë merr legalizimin në një ditë kaq të shënuar. Xhamia në fjalë është ndërtuar në një sipërfaqe trualli prej 1300 metra, ndërsa të dy godinat kanë sipërfaqe totale prej 486 metra katrorë. Drejtori i Aluzinit Flamur Gjuzi tha se përvec shqyrtimit të dosjeve të ndërtimeve pa leje në bazë të vetëdeklarimeve nga ana e qytetarëve, ne mundësuam në një kohë sa më të shejtë pajisjen me leje legalizimi të këtoj objekti me karakter social-kulturor. Imami i kësaj xhamie Muhamet Billa tha se jemi shumë të gëzuar që në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë marrim lejen e legalizimit.