Në kuadër të programit Evropian"Erasmus PLUS",  Qendra “ Open Doors” me seli ne Tiranë,  ka zgjedhur qytetin e Durrësit  për të organizuar  një aktivitet trajnues  7 ditor me rreth 30 të rinj me titull "Beingpreneur, Be Business, MAN". Ky kurs trajnimi ka  për qëllim te pajisë të rinjtë evropianë me aftësi dhe njohuri  sipërmarrëse  dhe praktika të sukseshmme  të krijimit të bizneseve të reja inovative.  Aja vijnë nga 10 shtete të ndryshme evropiane :  Shqiperi, Rumani, Turqi, Serbi, Greqi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Lituani, dhe  Maqedoni. Në kuadër të këtij projekti  dhe vetë rëndësisë së tematikës së punësimit të të rinjve, Zv/kryetari i Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj ka pritur në ambientet e Bashkisë së Durrësit  këta të rinj evropianë  për të ndarë me ta eksperiencën e Bashkisë së Durrësit në drejtim të  nxitjes së aftësive sipermarrëse tek të rinjtë. Zv/kryetari i Bashkisë Varfaj I ka njohur të rinjtë evropianë me përvojën e pushtetit lokal të Durrësit në mbështejen e iniciativave sipërmarrëse të të rinjve, ideimin e  start ups, etj. Varfaj ka theksuar se Bashkia e Durrësit ka qenë gjithmonë në mbështetje të të rinjve për ti nxitur ata drejt arsimimit si një investim për të ardhmen e tyre e duke vënë theksin edhe tek arsimi professional që është i zhvilluar në Durrës si dhe në përkrahjen dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në sipërmarrje të ndryshme në qytetin e Durrësit.