Printo

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në përurimin e shkollës së re në Hamallaj të njësisë Sukth të Bashkisë Durrës. Kjo shkollë e re me amiente moderne dhe klasa të mobiluara si dhe e plotësuar me mjete didaktike ka një sipërfaqe prej 282 m2 dhe është ndërtuar me një fond prej 80 mijë eurosh dhe do tu shërbejë 406 nxënësve që do ta frekuentojnë atë. Ky fond ishte një donacion i organizatës “Muslimehelfen” në bashkëpunim me shoqatën “Vizion OJF”. Në përurimin e kësaj shkolle morën pjesë përveç kryebashkiakut Vangjush Dako edhe drejtoresha DAR Durrës Lindita Muka, drejtuesi i organizatës “Muslimehelfen” Erxhihan Gymysh, drejtuesja e shoqatës “Vizion OJF” Suela Koçibellinj etj. Në fjalët e tyre përshëndetëse, pjesëmarresit shprehën mirënjohjen për investimin e bërë, mirënjohje kjo edhe e komunitetit dhe e nxënësve që do të frekuentojnë këtë shkollë. Me këtë rast, u zhvillua edhe një koncert artistik, me këngë dhe vjersha, nga fëmijët e shkollës. Drejtori i shkollës Ramazan Suli, u akordoi donatorëve një letër falenderimi për “Kontributin e dhënë në ndërtimin e shkollës Hamallaj”. Shoqata Vizion tregoi vullnetin e saj të mirë për të vizituar shkolla të tjera të kësaj zone, me dëshirën për donacione të tjera.