Bashkia e Durrësit ka lançuar projektin  IN.TO.EU ( qytetet së bashku në zbatim të strategjisë gjithë-përfshirëse Europiane ) . Projekti  i cili financohet nga Programi Komunitar “ Europa për qytetarët ”  ka  krijuar një partneritet  midis Bashkisë  Durrës , Bashkisë Palazzo San Gervasio Itali , Bashkisë Teruel Spanjë  dhe Bashkisë Olimpia e lashtë  në Greqi dhe ka në fokus çështjen e emigracionit, menaxhimit të pritjes të parë të refugjatëve dhe integrimi i tyre në shtetet pritëse. Qëllimi i projektit  është krijimi  i një rrjeti që do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të ndajë jo vetëm praktikat më të mira të shteteve partnere në projekt , por gjithashtu edhe sugjerime e propozime për të përmirësuar gjithnjë e më shumë menaxhimin e pritjes së parë  të refugjatëve  dhe integrimit sa më të mirë të tyre. Bashkia e Durrësit organizoi  takimin e parë lokal të projektit me qëllim  ndërtimin  e një dialogu të përbashkët të orientuar në  çështjen e emigracionit,  veçanërisht e fokusuar në bashkëpunimin midis institucioneve mbi pritjen e parë, aspektet ligjore si dhe mjetet e qasjet e para të përdoruar në këte proçes bashkëveprimi-integrimi. Temat që u prekën në takim ishin me një rëndësi të vecantë për sa i përket masave dhe planeve të veprimit për tu ndërmarrë në raste të mundshme fluksi dhe në raste të një situate emergjente . Ndihma psiko-sociale ajo e shoqatave humanitare dhe vullnetare përfshirja institucionale  dhe perceptimi qytetar  dhe i shoqërisë civile në raste të menaxhimit të një fluksi të mundshëm refugjatësh nga vënde në konflikt ngjalli  kuriozitet dhe debat midis të ftuarve . Përfaqësuesit e Institucioneve lokale përbëjnë tashmë pjesë integrale e një grupimi lokal në cështjet sociale , nga ku sejcili do të jetë i përfshirë në mbarëvajtjen e projektit dhe arritjen e qëllimeve të aktiviteteve konkrete dhe praktike. Takimi lokal nuk është i vetmi  pasi Bashkia Durrës do të vazhdojë të organizojë takime të tjera me grupet e interesit këto të shtrirë në një kohë prej 24 muaj . Qyteti i Durrësit pret në 21-23 shtator , partnerë Ndërkufitarë dhe Ndërkombëtarë  në një konferencë të përbashkët për këtë çështje .