Stampa

Bashkia e Durrësit ka zhvilluar dëgjesën publike mbi raportin paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, në kuadër të hartimit të planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Durrës. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga AKM/DRM, nga Pushteti Vendor, përfaqësues nga OJF, OJQ të rrethit Durrës, përfaqësues nga shoqëria civile, grupet e interesit si dhe nga fusha e biznesit. Përfaqësues të studiove projektuese Dogma, Latitude platform, Milan Ingegneria, Studio B&L kanë njohur pjesëmarrësit me raportin paraprak në lidhje me vlerësimin strategjik mjedisor dhe më pas ka patur diskutime mes përfaqësuesve të firmave projektuese dhe publikut në lidhje me këtë vlerësim.