Përfundon procesi i legalizimit për zonën e Manzës dhe Maminasit. Me këtë rast u organizua nga ALUIZNI i Durrësit një ceremoni e vecantë në fshatin Radë të Manzës ku ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe drejtori i ALUIZNI-it Durrës Flamur Gjuzi. Në këtë aktivitet janë shpërndarë lejet e legalizimit për të gjithë banorët e zonës së Manzës dhe Maminasit. Kryebashiaku i Durrësit Vangjush Dako në fjalën e tij ka uruar banorët për legalizimin e pronës së tyre ndërkohë që i siguroi ata se bashkia e Durrësit ka projekte konkrete për zonën e Manzës por edhe për për të gjitha zonat e tjera të Durrësit.  Ndërsa drejtori i legalizimeve në Durres Flamur Gjuzi deklaroi se përfundimi i procesit te legalizimit ne Manzë e Maminas erdhi si pasojë e punës së palodhur të stafit të ALUIZNI-t. Sipas Gjuzit, qeveria e mëparshme në tetë vite legalizoi në këto dy zona vetem 20 objekte që shërbenin për biznes, ndërsa ne tha ai brenda dy viteve përfunduam totalisht procesin e legalizimit në Maminas dhe Manëz. Manza dhe Maminasi së bashku me Shijakun dhe Sukthin janë tashmë zona formale, me proces të përfunduar të legalizimeve, ndersa puna tashmë do të përqëndrohet në qytetin e Durrësit.