Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Universitetit “Aleksandër Mosiu” në Durrës. Për kryebashkiakun Dako, frekuentimi në masë i universitetit tregon se ai është një prej vlerave më të mëdha të shoqërisë sonë drejt zhvillimit por edhe një nga vlerat e qytetit. Ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla e quajti si një prej institucioneve më të rëndësishme të Qytetit universitetin Aleksandër Moisiu. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të parë të universitetit, pedagogë dhe studentë. Rektorja e universitetit Kseanela Sotirofski tha se në këtë 10 vjetor falenderimet i takojnë së pari stafit themelues si dhe të gjithë pedagogëve e studentëve të këtyre viteve që kanë punuar me pasion e përkushtim. 10 vjetori i universitetit është përshëndetur nga ish rektori i parë i tij Prof. Dr. Agim Kukeli, ndërkohë që në mbyllje rektores së universitetit, Sotirofski, i është dorëzuar urdhri “Naim Frashëri”akorduar nga presidenti i republikës me motivacionin: Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencës,  e arsimit, kulturës; si qendër e rëndësishme arsimore e shkencore në qytetin e Durrësit e më gjerë që përmbush me sukses misionin e arsimit të lartë.