Stampa

Info rreth taksave vendore

Zyrat tatimore të qeverisjes vendore funksionojnë dhe zbatojnë ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” dhe administrojnë taksat, detyrimet tatimore dhe pagesat publike vendore, me përjashtim të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vlerëson, mbledh, kontrollon dhe arkëton tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. (Ndryshuar me Ligj Nr. 179/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013).

Llojet e taksave dhe tarifave vendore vendore :

  1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Këstet e këtij tatimi në bazë të ligjit nr. 9632 datë 30.10.2006 i ndryshuar me ligjin nr. 181/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013. kanë kaluar në Drejtorinë Rajonale Tatimore.
  2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore; 
  3. Taksa e fjetjes në hotel;
  4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;
  5. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
  6. Taksat e përkohshme dhe Tarifat Vendore :
    1. Taksa e perkoheshme e tregut
    2. Tarife gjelberimi
    3. Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave
    4. Tarifa e plazheve private
    5. Tarife per leje perdorimi strukture
    6. Tarifa e parkimit te automjeteve
    7. Tarifa e ndricimit
    8. Tarifat e sherbimit administrativ te Bashkise
    9. Tarifa per transportin publik
    10. Tarifa e autorizimeve per tregtim karburanti
    11. Tarifa e autorizimeve per qarkullimin ne qytet
    12. Tarifa per dhenie leje ushtrim veprimtarie
    13. Tarifa te sherbimit  veterinar
    14. Tarifa e urbanistikes
    15. Tarifa te institucioneve te varesise

Pagesa e taksave vendore