Kalendari i dëgjesave publike për objektet arsimore të programit EU4Schools

Bashkia Durrës në vazhdim të proçesit të rindërtimit, do të zhvillojë dëgjesa publike për objektet arsimore që do të rindërtohen dhe që do të rikonstruktohen (sipas tabelës bashkëlidhur), pjesë e programit EU4Schools, financim i Bashkimit Evropian. Gjatë dëgjesës do të paraqiten projektet përfundimtare të zgjedhura nga dëgjesat publike të zhvilluara në objektet arsimore përkatëse.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë ditën e premte, datë 8 tetor 2021, ora 11.00, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Link: Tabela e dëgjesave publike për objektet arsimore që do të rindërtohen dhe që do të rikonstruktohen (programi EU4Schools)