Strengthening the capacities of local councilors through committee training

Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV), Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqatën e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH), me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”(BtF2) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas, organizuan në datë 19 Prill 2024, trajnimin për Komisionet e Përherëshme të Këshillit të Bashkisë.

Ky trajnim u organizua për komisionet e arsimit dhe atë të shërbimeve me përfaqësues të 5 (pesë) Këshillave Bashkiake, specifikisht, Këshilli Bashkiak Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë, duke i paraprirë trajnimit të komisioneve të buxhetit dhe atij të barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale në vijim.

Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i rolit të Komisioneve të Këshillave Bashkiake në shqyrtimin e projekt-akteve, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raporteve për propozimet ndaj këshilltarëve në seancën e këshillit, me qëllim krijimin e këshillave të suksesshëm, që me rolin e tyre në mbështetje të administratave të bashkive dhe nëpërmjet angazhimin të qytetarëve të përkushtuar, do të arrijnë të përmirësojnë sa më shume demokracinë vendore dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike.