Dëgjesa publike për Planin e Barazisë Gjinore 2026-2030 të Bashkisë Durrës

Me datë 5 Qershor 2026 u zhvillua dëgjesa publike për Planin e Barazisë Gjinore 2026-2030 të Bashkisë Durrës, e organizuar nga administrata e Bashkisë dhe  në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Durrës, si dhe me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të interesit dhe aktorët vendorë.

Gjatë takimit, u prezantuan objektivat dhe masat kryesore të planit, duke u diskutuar nevojat, sfidat dhe sugjerimet e përfaqësuesve të komunitetit, organizatave dhe institucioneve lokale.

Ky proces synon të garantojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse, duke forcuar angazhimin e Bashkisë Durrës për promovimin e barazisë, përfshirjes dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.