Dëgjesa publike për objektet arsimore të programit EU4Schools”

Bashkia Durrës në vazhdim të proçesit të rindërtimit, do të zhvillojë dëgjesa publike për objektet arsimore që do të rindërtohen dhe që do të rikonstruktohen (sipas tabelës bashkëlidhur), pjesë e programit EU4Schools, financim i Bashkimit Evropian. Gjatë dëgjesës do të paraqiten projektet përfundimtare të zgjedhura nga dëgjesat publike të zhvilluara në objektet arsimore përkatëse.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë ditën e premte, datë 29 tetor 2021, ora 09.00, në ambientet e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Link: Dëgjesa publike për objektet arsimore të programit EU4Schools”