Strengthening inter-institutional cooperation: Meeting between the Durrës-Shkodra Municipal Councils

Në kuadër të shkëmbimit të rëndësishëm të eksperiencave ndërmjet Këshillit Bashkiak Durrës dhe Këshillit Bashkiak Shkodër, më date 17 Dhjetor 2025, u zhvillua një takim me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e funksionimit të këshillave bashkiakë.

Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për reflektim mbi praktikat e përditshme të punës, ndarjen e përvojave konkrete dhe diskutimin e mënyrave për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së vendimmarrjes vendore.

Agjenda përfshiu çështje kyçe si organizimi dhe administrimi i faqeve zyrtare, funksionimi i komisioneve të përhershme, menaxhimi i dokumentacionit, hartimi dhe publikimi i raporteve informuese dhe vjetore, si dhe konsultimi publik dhe përfshirja e komunitetit në proceset vendimmarrëse.

Gjatë vizitës, këshilltarët bashkiakë u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili vlerësoi rëndësinë e këtyre takimeve si një mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e vendimmarrjes në nivel vendor.

Ky shkëmbim eksperiencash kontribuon në ndarjen e praktikave të mira dhe në krijimin e hapësirave konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet dy këshillave bashkiakë.