Ja vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Ja vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit:

U zhvillua mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Po kështu këshilltarët u njohën me një informacion nga Qendra Ekonomike e Arsimit mbi procedurën e daljes jashtë përdorimit/tjetërsimit të aktiveve të panevojshme të institucioneve në varësi të saj. Në këtë mbledhje ju dha përgjigje edhe pyetjeve të ardhura nga qytetarët për problematika të ndryshme. Këto janë vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

Për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të këshillit bashkiak ku në këtë detyrë u zgjodh znj. Mirela Shala.

Për rialokimin e fondeve të rindërtimit të pashpenzuara në vitin 2025, që do të trashëgohen në vitin 2026.

Për miratimin e fondit për përballimin e efektit financiar të rritjes së pagave për punonjësit e bashkisë dhe institucioneve e ndërmarrjeve në varësi të saj.

Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë së Durrësit.

Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të njësive administrative të bashkisë së Durrësit.

Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të policisë bashkiake, Durrës.

Për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të bashkisë Durrës.

Për ngritjen, funksionimin dhe përbërjen e këshillit kulturor, artistik dhe sportiv për periudhën 2026-2028.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Shkurt 2026.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Mars 2026.

Për miratimin e dhënies për zhvillim të pasurisë me nr.25/40, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 410 m², ndodhur në zonën kadastrale 8518, rruga “Pavarësia”, lagjja nr.13, Durrës, me qëllim shkëmbimin në natyrë për përfitimin e sipërfaqes ndërtimore ekuivalente ose më të madhe se objekti ekzistues.