Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, drejtoi mbledhjen e e konstituimit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike

Në bashkinë e Durrësit u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike që u drejtua nga kryetarja e këij këshilli, kryebashkiakja Emiriana Sako. Në këtë mbledhje morën pjesë Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policisë Bashkiake, drejtuesve të programit SCPA për monitorimin e sigurisë publike, Shërbimit Social, ISSH-së, si dhe përfaqësuesve të gjykatës, prokurorisë dhe institucioneve të tjera vendore e qendrore që kanë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë publike, rendit, mbrojtjes sociale, arsimit, shëndetësisë dhe menaxhimit të emergjencave civile. Funksioni kryesor i këtij këshilli është krijimi i një tryezë të përbashkët ku diskutohen problematikat që shqetësojnë qytetarët dhe koordinohen veprimet për zgjidhjen e tyre. Gjatë mbledhjes kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe të pranishmit diskutuan mbi çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si rendi publik, siguria në lagje dhe në shkolla, parandalimi i dhunës në familje, mbrojtja e fëmijëve, siguria rrugore, emergjencat civile, si dhe problematika të tjera me ndikim në komunitet. Këshilli Vendor i Sigurisë Publike do të shërbejë si një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi ndërinstitucional, me synimin për të forcuar koordinimin mes institucioneve, për të rritur efektivitetin e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe për të ndërtuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.