Bashkia Durrës njofton të gjithë subjektet e interesuara se afati për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Thirrjes nr. 2 “Për projekt-propozime në art, kulturë, trashëgimi kulturore dhe sport për vitin 2026”, shtyhet deri më datë 27 korrik 2026.
Të gjitha kushtet, kriteret, dokumentacioni dhe mënyra e aplikimit të parashikuara në thirrjen e publikuar mbeten të pandryshuara.
Aplikimet do të pranohen deri më datë 27.07.2026, sipas mënyrës dhe adresave të përcaktuara në thirrje.
THIRRJE NR.2 PËR PROJEKT-PROPOZIME NË ART, KULTURË, TRASHËGIMI KULTURORE DHE SPORT PËR VITIN 2026