Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin nëntor 2026.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023 përsa i përket z. Xhezmi Tafili, z. Xhemali Çullhaj, z. Shaban Paja dhe vkb nr. 68, datë 17.03.2023 përsa i përket znj. Eriona Fila.
Për miratimin e procedurës së subvencionimit të qirasë për familjet që preken nga zbatimi i projektit publik me objekt: “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.
Për miratimin e përfaqësuesve të bashkisë Durrës në bordet e institucioneve publike të arsimit parauniversitar.
Për miratimin e krijimit të “Durrës Parkim”, subjekt juridik publik, si institucion në varësi të bashkisë Durrës për admininistrimin e shërbimit të parkimit publik me pagesë.
Për miratimin e z. Geg Çela, si përfitues i masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale në njësinë administrative Katund i Ri, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 6 nëntor 2019, sipas projektit model.
Për vijimin e proçedurës për prishjen e detyruar të seksionit 2 (shtesës) të pallatit nr.16, rruga “Jahja Ballhysa”, lagja nr.17, kodi gis 3102, Durrës, pronë private në zbatim të oponencës teknike të hartuara nga Instituti i Ndërtimit.
Për miratimin e ndryshimit të nr.rendor 2 të aneksit nr.1 miratuar me vendim të këshillit bashkiak nr.42, datë 09.07.2026 “Për miratimin e listave së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në pallatin Kastrati nr. 14, rruga “Stefan Dhima”, njësia administrative nr. 5; pallatin nr. 8, rruga “Stefan Dhima”, njësia administrative nr. 3; pallatin nr. 25/1, rruga “Hysen Myshketa”, njësia administrative nr. 3; pallatin nr. 18, rruga “David Selenica”, njësia administrative nr. 5; pallatin nr. 52, rruga “Selvia”, njësia administrative Sukth; miratimin e ndryshimit të nr. rendor 1 të aneksit nr. 1 “Subjektet përfituese nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 2” të vkb-së nr. 79, datë 29.07.2024, si dhe miratimin e ndryshimit të nr. rendor 1 të aneksit nr. 3 “Subjektet përfituese nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 5” të vkb-së nr. 86, datë 31.08.2020”.