Shpallje vendi i lirë pune – Polic prane Sektorit te Policise Bashkiake

Ne zbatim te ligjit nr. 8224  date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998    “Per organizimin dhe funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes”, VKM nr.313 date 01.07.2002 “ Per caktimin e struktures se numrit te punonjesve dhe shpenzimeve buxhetore te Policise se Bashkise dhe Komunes “, VKB nr.173 date 23.12.2013, Bashkia  Durres shpall konkurimin per vende te lira pune ne pozicionin :

1.Polic  prane Sektorit te  Policise Bashkiake

Kerkesa te vecanta per kandidatet :

–          Te kete arsim te mesem ose te larte 

–          Te jete ne moshen 19 – 27 vjeç

–          Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune

–          Te kete aftesi te punes ne grup, aftesi  gjykuese dhe te kontrolloje situata te krijuara te paparashikuara.

–          Te kete aftesi te mira fizike dhe gjatesi trupore 1.75 cm

–          Te kete njohuri mbi  programet baze te kompjuterit.

Pershkrimi specifik  i punes per pozicionin Polic   prane Sektorit te Policise Bashkiake : Te zbatoje Urdherat e nxjerra nga Kryetari i Bashkise  dhe Keshilli Bashkiak, te kontrolloje ne zona te caktuara nga Bashkia dhe te beje konstatimin e parandalimin e shkeljeve administrative duke vepruar konform ligjit, te marre masa per ruajtjen  e pasurise se Bashkise si dhe atyre qe administrohen prej saj, te marre masa per ruajtjen e rendit kur ka grumbullime njerezish, te inspektoje tregjet, te kontrolloje zenien e vendeve per tregti ambulante.

Literatura : Testimi do te bazohet ne ligjin 8224 date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998 “ Per organizimin e funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes “, ligjin nr.8553 date 25.12.1999 “ Per Policine e Shtetit “, ligjin nr.8291 date 25.02.1998 “ Kodi i etikes se Policise “, rregulloren “ Tip “ te Policise se Bashkise dhe komunes ,  ligjin nr.8652 date 31.07.2000 “ Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”

Kandidati duhet te paraqese brenda dates 22.04.2015 ne Drejtorine  e Burimeve Njerezore keto dokumenta :

1.   Kerkesen per aplikim

2.   Curriculium Vitae

3.   Fotokopje te Defteses  te noterizuar

  1. Fotokopje te librezes punes
  2. Deshmi kualifikimi per kompjuterin 
  3. Vleresim pune nga punedhenesi i meparshem
  4. Certifikate te perberjes familjare .
  5. Deshmi e gjendjes gjyqesore.

Pas verifikimit paraprak me date  23.04.2015 ne Bashki do te shpallet lista e aplikanteve

 

qe plotesojne kushtet per testim dhe me date 24.04.2015 do te zhvillohet testimi me shkrim dhe me goje ne kete pozicion prane Bashkise Durres.