Thirrje për Aplikim “Mikro-grante për projekte klimatike të drejtuara nga të rinjtë, në kuadër të Programit Youth Climate Action Fund/Fondi për Veprimin Klimatik të të Rinjve – Bloomberg Philanthropies”

Municipality of Durrës është përzgjedhur si një nga qytetet pjesëmarrëse në programin ndërkombëtar Fondi për Veprimin Klimatik të të Rinjve/Youth Climate Action Fund (YCAF) – Raundi I (2026–2027), një iniciativë globale e themeluar nga Bloomberg Philanthropies dhe e zbatuar në partneritet me Bloomberg Center for Public Innovation në Johns Hopkins University, C40 Cities Climate Leadership Group, United Cities and Local Governments (UCLG) dhe Rockefeller Philanthropy Advisors.

Programi synon të fuqizojë të rinjtë e moshës 15–24 vjeç për të projektuar dhe zbatuar zgjidhje inovative për sfidat klimatike lokale, nëpërmjet një skeme konkurruese të mikro-granteve.

Në kuadër të këtij programi, një fond prej 40,000 USD do të shpërndahet në formën e mikrogranteve me vlerë nga 1,000 deri në 5,000 USD, për financimin e 8–50 projekteve klimatike të udhëhequra nga të rinjtë.

Në kuadër të kësaj Thirrjeje, Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për dorëzimin e aplikimeve për mikro-grante për projekte klimatike të drejtuara nga të rinjtë në, kuadër të Programit Youth Climate Action Fund/Fondi për Veprimin Klimatik të të Rinjve – Bloomberg Philanthropies” – (bashkëlidhur Udhëzuesi i programit YCAF dhe Formularët e thirrjes).

Udhëzuesi i Programit Fondi për Veprimin Klimatik të të Rinjve YCAF 2026

Aneksi 1 – Formulari i Aplikimit Për Mikro-Grant YCAF 2026

Aneksi 2 – Formular për Përcaktimin e Pranueshmërisë për Aplikim për Mikro-Grant YCAF 2026

Aneksi 3 – Formulari i Vlerësimit të Aplikimeve për Mikro-Grante YCAF 2026