Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Gusht 2026.
Për korrigjimin e gabimit material në vendimin e këshillit bashkiak nr. 48, datë 09.07.2026 për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe trajtimit financiar për sportistët dhe trajnerët që përfaqësojnë qytetin e Durrësit në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2026.
Për miratimin e Planit të Integritetit për bashkinë Durrës për vitet 2026-2028.
Për miratimin e përdorimit të fondit të alokuar në zbatim të vkm-së nr. 624, datë 30.07.2026 “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private dhe shkëmbimin e pronës në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim në Spitallë, bashkia Durrës “rikonstruksion i rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”, loti III, rruga “Azem Hajdari”, loti IV, rruga “Vala e Detit”.
Për miratimin e fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit në zbatim të aktit normativ nr.2, datë 30.06.2026 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 87/2025, “për buxhetin e vitit 2026”.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin shtator 2026.
Për miratimin e një shtesë të numrit të punonjësve të drejtorisë së policisë bashkiake, Durrës.
Për disa shtesa dhe ndryshime në vkb-në nr.66, datë 25.06.2024 “Për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e bashkisë Durrës”, i ndryshuar.
Për ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak në nr. 73, datë 23.12.2025 “për miratimin e buxhetit të bashkisë durrës për vitin 2026 dhe programin buxhetor afatmesëm 2026-2028” dhe vendimin e këshillit bashkiak nr.32, datë 12.06.2026 “Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2025.