{"id":21165,"date":"2023-11-26T09:08:31","date_gmt":"2023-11-26T09:08:31","guid":{"rendered":"https:\/\/durres.gov.al\/?p=21165"},"modified":"2023-12-21T10:24:36","modified_gmt":"2023-12-21T10:24:36","slug":"kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/","title":{"rendered":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div data-elementor-type=\"wp-post\" data-elementor-id=\"21165\" class=\"elementor elementor-21165\" data-elementor-post-type=\"post\">\n\t\t\t\t\t\t<section class=\"elementor-section elementor-top-section elementor-element elementor-element-8a547b3 elementor-section-boxed elementor-section-height-default elementor-section-height-default\" data-id=\"8a547b3\" data-element_type=\"section\" data-e-type=\"section\">\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"elementor-container elementor-column-gap-default\">\n\t\t\t\t\t<div class=\"elementor-column elementor-col-100 elementor-top-column elementor-element elementor-element-676e932c\" data-id=\"676e932c\" data-element_type=\"column\" data-e-type=\"column\">\n\t\t\t<div class=\"elementor-widget-wrap elementor-element-populated\">\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-5c9eb1c5 elementor-widget elementor-widget-text-editor\" data-id=\"5c9eb1c5\" data-element_type=\"widget\" data-e-type=\"widget\" data-widget_type=\"text-editor.default\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-widget-container\">\n\t\t\t\t\t\t\t\t\t<p>Bashkia e Durr\u00ebsit ka organizuar nj\u00eb ceremoni solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb ngritjes s\u00eb flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 26 n\u00ebntor 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako, prefekti Emiljan Jani, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb veteran\u00ebve luft\u00ebs. Ceremonia ka filluar me ngritjen e flamurit pran\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb prezenc\u00ebn e kryebashkiakes Emiriana Sako dhe presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bajram Begaj dhe m\u00eb pas ka vijuar me himnin komb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebnduar nga kori i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb qytetit. N\u00eb fjal\u00ebn e rastit kryebashkiakja Sako deklaroi se t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrulen me respekt p\u00ebrpara atyre patriot\u00ebve q\u00eb sakrifikuan gjith\u00e7ka p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit:<\/p><p><span style=\"color: var( --e-global-color-text ); font-family: var( --e-global-typography-text-font-family ), Sans-serif; font-weight: var( --e-global-typography-text-font-weight ); background-color: transparent;\">\u201cJu fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb ngjarjes s\u00eb madhe, kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit vendos\u00ebn t\u00eb ngren\u00eb flamurin komb\u00ebtar dhe t\u00eb shpallin ndarjen nga perandoria osmane. Kjo \u00ebsht\u00eb padyshim ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme historike e k\u00ebtij qyteti n\u00eb gjith\u00eb shekullin e 20 e n\u00eb vijim. Jemi t\u00eb nderuar q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim sot, 111 vjet m\u00eb pas, me solemnitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, aktin historik q\u00eb kreu kryetari i par\u00eb i bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Hafiz Ali Podgorica, duke ngritur flamurin shqiptar m\u00eb 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912.<\/span><\/p><p>\nNe u kushtojm\u00eb nderimin e merituar atyre veprimtar\u00ebve q\u00eb i p\u00ebrballuan me sukses detyrat historike dhe e siguruan udh\u00ebtimin e Ismail Qemalit drejt pavar\u00ebsis\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb devotsh\u00ebm, t\u00eb kryesuar nga atdhetari Kasem Durr\u00ebsi. Mendja dhe nderimi yn\u00eb shkojn\u00eb sot tek Agostin Sereqi, Sotir Vevecka e Sulejman Kadiu; tek Stefan e Marie Ka\u00e7ulini; tek t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrgatiten dhe val\u00ebviten flamurin komb\u00ebtar n\u00eb qytetin ton\u00eb. Nderojme sot patriot\u00ebt durrsak\u00eb q\u00eb ishin delegat\u00eb n\u00eb kuvendin e Vlor\u00ebs dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, Jahja Ballhysa, Abaz \u00c7elkupa dhe Mustafa Basha.<\/p><p>\nAjo ngritje flamuri nuk ishte nj\u00eb rit ceremonial, ajo ishte nj\u00eb ndarje me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nj\u00eb k\u00ebputje zinxhir\u00ebsh. Ishte vet\u00ebm hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kthyer vetes. Shekulli i shqiptar\u00ebve do t\u00eb tregonte se m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb ishte realizimi i pavar\u00ebsis\u00eb; m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se refuzimi i otomanizmit do t\u00eb ishte \u00e7rr\u00ebnjosja e tij, \u00e7rrenjosja e mend\u00ebsis\u00eb anadollake, autokratike, q\u00eb Porta e Lart\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb tek shqiptar\u00ebt si m\u00ebnyr\u00eb sundimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ne festojm\u00eb me dinjitet, sepse Shqip\u00ebria nuk eshte m\u00eb ajo e fillimshekullit t\u00eb 20-t\u00eb ku shqiptar\u00ebt ishin populli m\u00eb i diskriminuar n\u00eb rajon, populli m\u00eb i pambrojtur, populli me m\u00eb pa aleat\u00eb, populli me trojet e t\u00eb cilit mund t\u2019u b\u00ebheshin ndere t\u00eb tjer\u00ebve.<br>\nShqiptar\u00ebt sot jan\u00eb popull q\u00eb t\u00eb drejtat e tyre historike po ia kompenson pik\u00ebrisht ajo Europ\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb e p\u00ebrfol\u00ebn. Pozita jon\u00eb gjeopolitike n\u00eb rajon ka ndryshuar n\u00eb thelbin e vet duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihemi t\u00eb realizuar;  sot kemi te gjithe arsyet p\u00ebr t\u00eb festuar duke iu g\u00ebzuar faktit q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe, s\u00eb bashku me historin\u00eb e rritjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, \u00ebsht\u00eb rritur dhe vet\u00ebdija jon\u00eb shtet\u00ebrore.<br>\nI nderuar zoti President i Republikes!<\/p><p>\nJu falenderojm\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb q\u00eb na jep t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndihemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi me popujt e tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr m\u00ebvet\u00ebsi. Fal\u00eb k\u00ebsaj lufte e q\u00ebndrese shqiptar\u00ebt treguan q\u00eb nuk jan\u00eb kapitullant\u00eb edhe kur gjenden n\u00eb momente braktisjeje e harrimi, dhe kemi treguar gjithashtu se n\u00eb momente ky\u00e7e kemi ditur t\u00eb vendosemi n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb. Le t\u00eb jet\u00eb kjo ngjarje q\u00eb na bashkon edhe nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar prej m\u00eb t\u00eb mirave tona n\u00eb histori. Rroft\u00eb 26 N\u00ebntori, kjo dit\u00eb historike e qytetit ton\u00eb dhe g\u00ebzuar te gjith\u00ebve fest\u00ebn e madhe t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb!\u201d<br>\nN\u00eb fjal\u00ebn e tij presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Bajram Begaj deklaroi se me ngritjen e flamurit, m\u00eb 26 n\u00ebntor 1912, u cel rrug\u00ebtimi drejt krijimit te shtetit  t\u00eb pavarur t\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebve dhe se k\u00ebshtu, Durr\u00ebsi d\u00ebshmoi se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej dhe asnj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, tradhti apo intrig\u00eb nuk do ta ndalte dot krijimin e shtetit modern t\u00eb nj\u00eb kombi historik n\u00eb Europ\u00eb:<\/p><p>\n\u201cT\u00eb nderuar t\u00eb ftuar dhe qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Jemi bashk\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb nderuar historin\u00eb, si m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb, duke nderuar dhe kuptuar t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb projektojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhmen ku duam t\u00eb shkojm\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb e s\u00eb ardhshmes, nj\u00eb vend q\u00eb dim\u00eb si ka qen\u00eb, e jetojm\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe duam q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ashtu si\u00e7 na e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb amanet et\u00ebrit e atdheut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Durr\u00ebsi, qyteti me historin\u00eb e madhe dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Dyrrahut antik, t\u00eb Durr\u00ebsit port, \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ku fryn gjithmon\u00eb era dhe frym\u00ebzimi i Per\u00ebndimit.<\/p><p>\nDurr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb qyteti i par\u00eb i Rilindjes son\u00eb, ku 111 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912 u ngrit krenar flamuri i Kastriotit t\u00eb lavdish\u00ebm, nj\u00eb akt i shenjt\u00eb dhe nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb shtrenjta, nj\u00ebsoj si gjaku dhe gjuha, nj\u00ebsoj si betejat dhe sakrificat e panum\u00ebrta q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb truall. Do t\u2019u jemi gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs qytetar\u00ebve t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, atdhetar\u00eb kurajoz\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet sfiduese p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe dhe ruajtjen e shqipes, veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare me angazhimin e tyre si pjes\u00eb e l\u00ebvizjes mbar\u00ebkomb\u00ebtare p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi.<\/p><p>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaosi politik, administrativ e social, dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb qart\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, durrsak\u00ebt, me maturi dhe zgjuarsi, u b\u00ebn\u00eb pararend\u00ebsit e ngjarjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin ton\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodhte vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb qyteti i par\u00eb q\u00eb priti Ismail Qemalin dhe atdhetar\u00ebt e shquar q\u00eb e shoq\u00ebronin n\u00eb rrug\u00ebtimin p\u00ebr realizimin e \u00ebndrr\u00ebs dhe misionit t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me ngritjen e flamurit, m\u00eb 26 n\u00ebntor 1912, u cel rrug\u00ebtimi drejt krijimit te shtetit  t\u00eb pavarur t\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebve. K\u00ebshtu, Durr\u00ebsi d\u00ebshmoi se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej dhe asnj\u00eb p\u00ebrcarje, tradhti apo intrig\u00eb nuk do ta ndalte dot krijimin e shtetit modern t\u00eb nj\u00eb kombi historik n\u00eb Europ\u00eb.<br>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor ne nderojm\u00eb me respekt dhe mir\u00ebnjohje figurat e shquara durrsake p\u00ebr veprimtarin\u00eb atdhetare, kurajon dhe vizionin p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur shqiptar: kryetarin e par\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, zotin Hafiz Ali Podgorica, klubet patriotike \u201cVllaznia\u201d dhe \u201cBashkimi\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Durr\u00ebsit n\u00eb Kuvendin e Vlor\u00ebs, Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, Jahja Ballhysa, Mustafa Basha dhe Abaz \u00c7elkupa, patriot\u00ebt durrsak\u00eb, Agostin Sereqi, Sotir Veve\u00e7ka, Sulejman Kadiu, Stefan e Marie Ka\u00e7ulinit, e t\u00eb tjer\u00eb. Klubet patriotike \u201cVllaznia\u201d e \u201cBashkimi\u201d dhe vula e bashkis\u00eb, e cila n\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb kishte n\u00eb mes shqiponj\u00ebn dykrenare t\u00eb rrethuar me shkrimin \u201cK\u00ebshilla e Katundaris\u00eb Durr\u00ebs\u201d ishin d\u00ebshmues t\u00eb faktit  se sa t\u00eb lidhur ishin durrsak\u00ebt me l\u00ebvizjen patriotike shqiptare.<\/p><p>\nDuke nderuar k\u00ebto personalite q\u00eb luftuan p\u00ebr drejt\u00ebsi, barazi dhe liri, duke iu dh\u00ebn\u00eb atyre t\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebnjohjen ton\u00eb, ne i japim m\u00eb shum\u00eb kurajo dhe dinjitet vetes. Duke respektuar rr\u00ebnj\u00ebt, kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ngrihet edhe m\u00eb tej mbi ato themele gjaku dhe dinjiteti. 26 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u2019u rip\u00ebrkushtuar ndaj vlerave t\u00eb dhembshuris\u00eb, ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe solidaritetit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb riafirmuar p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. 4 vjet me par\u00eb ky qytet dhe  banor\u00ebt e tij u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb ka kaluar vendi yn\u00eb dekadat e fundit. Vlerat njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij qyteti dhe t\u00eb kombit ton\u00eb si: humanizmi, solidariteti, angazhimi, mobilizimi, dhe puna e jasht\u00ebzakonshme b\u00ebn\u00eb q\u00eb gjurm\u00ebt e asaj fatkeq\u00ebsie t\u00eb kalonin sa m\u00eb shpejt. Sot, pas 4 vjet\u00ebsh, le t\u00eb kujtojm\u00eb me respekt viktimat e t\u00ebrmetit  t\u00eb 26-n\u00ebntorit.<br>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Kjo dit\u00eb sh\u00ebrben edhe si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ne, q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb t\u00eb ardhmen me shpres\u00eb dhe vendosm\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb le t\u00eb kujtojm\u00eb m\u00ebsimet e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe t&#8217;i p\u00ebrdorim ato p\u00ebr t\u00eb na udh\u00ebhequr n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen. Durresi \u00ebsht\u00eb porta historike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e kombit p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, dhe e till\u00eb do t\u00eb mbetet edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur sfidat tona do t\u00eb jen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kur ne t\u00eb jemi pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe n\u00eb Europ\u00ebn e bashkuar. Durr\u00ebsi, si pak qendra t\u00eb tjera urbane n\u00eb Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb Europ\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn kur e gjith\u00eb Shqip\u00ebria ishte n\u00ebn zymt\u00ebsin\u00eb e akullt, monotone e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar t\u00eb gris\u00eb s\u00eb Lindjes, sepse ka qen\u00eb port\u00eb e par\u00eb dhe port i Per\u00ebndimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br>\nQyteti juaj ka ditur gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjet e duhura, duke ruajtur karakterin e tij specifik: nd\u00ebrthurjen e trash\u00ebgimis\u00eb historike e kulturore me dinamikat e zhvillimit. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore. Durr\u00ebsi historik duhet t\u00eb ruaj\u00eb fizionomin\u00eb e tij, e reja duhet ta respektoj\u00eb e t\u00eb harmonizohet me t\u00eb. N\u00eb Durr\u00ebs po realizohen investime dometh\u00ebn\u00ebse dhe projekte sfiduese me r\u00ebnd\u00ebsi urbane, t\u00eb cilat pritet t\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja pun\u00ebsimi, t\u00eb nxisin zhvillimin ekonomik, t\u00eb rrisin turizmin dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve durrsak\u00eb. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare.<br>\nT\u00eb till\u00eb e b\u00ebn at\u00eb jo thjesht pozita gjeografike, por edhe r\u00ebnd\u00ebsia gjeo-strategjike. Kjo r\u00ebnd\u00ebsi nuk lidhet vet\u00ebm me historin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb k\u00ebtij qyteti dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb 5 shtete n\u00eb Ballkan, por kji lidhet ngusht\u00eb me t\u00eb ardhmen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar. Korridori 8-t\u00eb, qe lidh Lindjen me Per\u00ebndimin, projektet e m\u00ebdha infrastrukturore q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen, zhvillimi i Turizmit modern, i shoq\u00ebruar edhe me urat lidh\u00ebse, e b\u00ebjn\u00eb Durr\u00ebsin port\u00ebn kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve me t\u00eb ardhmen e tyre Europiane. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb krenari e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb histori e hershme plot drit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb Adriatikut, \u00ebsht\u00eb edhe e nes\u00ebrme e padiskutueshme e historis\u00eb son\u00eb moderne. Le ta g\u00ebzojm\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb bekuar!\u201d<br>\nPas k\u00ebsaj ceremonie kryebashkiakja Emiriana Sako dhe presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj vizituan ekspozit\u00ebn me tem\u00eb nga lufta p\u00ebr pavar\u00ebsi ku ishin ekspozuar vepra t\u00eb piktor\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb vendit ton\u00eb. Po k\u00ebshtu ata vizituan edhe disa site t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme arkeologjike t\u00eb Durr\u00ebsit si amfiteatri, torra veneciane dhe kulla anzhuine.<img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg\" alt=\"\" width=\"847\" height=\"565\" class=\"alignnone size-large wp-image-21166\" srcset=\"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-300x200.jpg 300w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-768x512.jpg 768w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-450x300.jpg 450w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-600x400.jpg 600w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1200x800.jpg 1200w, https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto.jpg 1620w\" sizes=\"(max-width: 847px) 100vw, 847px\" \/><\/p>\t\t\t\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t<\/section>\n\t\t\t\t<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia e Durr\u00ebsit ka organizuar nj\u00eb ceremoni solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb ngritjes s\u00eb flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 26 n\u00ebntor 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako, prefekti Emiljan Jani, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"rs_blank_template":"","rs_page_bg_color":"","slide_template_v7":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21165","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/durres.gov.al\/en\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bashkia e Durr\u00ebsit ka organizuar nj\u00eb ceremoni solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb ngritjes s\u00eb flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 26 n\u00ebntor 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako, prefekti Emiljan Jani, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/durres.gov.al\/en\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Bashkia Durr\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-11-26T09:08:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-12-21T10:24:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1620\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1080\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/b635fa3d3fcab493eb6efe564996a856\"},\"headline\":\"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs\",\"datePublished\":\"2023-11-26T09:08:31+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-21T10:24:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/\"},\"wordCount\":2033,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/11\\\/foto-1024x683.jpg\",\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/\",\"name\":\"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/11\\\/foto-1024x683.jpg\",\"datePublished\":\"2023-11-26T09:08:31+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-21T10:24:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/11\\\/foto-1024x683.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/11\\\/foto-1024x683.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/2023\\\/11\\\/26\\\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/\",\"name\":\"Bashkia Durr\u00ebs\",\"description\":\"Faqja Zyrtare n\u00eb Internet\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Bashkia Durr\u00ebs\",\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/01\\\/cropped-logo.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/01\\\/cropped-logo.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Bashkia Durr\u00ebs\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/b635fa3d3fcab493eb6efe564996a856\",\"name\":\"admin\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/durres.gov.al\\\/en\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs","og_description":"Bashkia e Durr\u00ebsit ka organizuar nj\u00eb ceremoni solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb ngritjes s\u00eb flamurit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 26 n\u00ebntor 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj, kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako, prefekti Emiljan Jani, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve fetare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues [&hellip;]","og_url":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/","og_site_name":"Bashkia Durr\u00ebs","article_published_time":"2023-11-26T09:08:31+00:00","article_modified_time":"2023-12-21T10:24:36+00:00","og_image":[{"width":1620,"height":1080,"url":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#\/schema\/person\/b635fa3d3fcab493eb6efe564996a856"},"headline":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs","datePublished":"2023-11-26T09:08:31+00:00","dateModified":"2023-12-21T10:24:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/"},"wordCount":2033,"publisher":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg","inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/","url":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/","name":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs - Bashkia Durr\u00ebs","isPartOf":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg","datePublished":"2023-11-26T09:08:31+00:00","dateModified":"2023-12-21T10:24:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#primaryimage","url":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg","contentUrl":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/foto-1024x683.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/2023\/11\/26\/kryetarja-e-bashkise-se-durresit-emiriana-sako-dhe-presidenti-i-republikes-bajram-begaj-marrin-pjese-ne-ceremonine-solemne-ne-perkujtim-te-111-vjetorit-te-dites-se-flamurit-ne-durres\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/durres.gov.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emiriana Sako dhe Presidenti i Republik\u00ebs Bajram Begaj marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 111 vjetorit t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit n\u00eb Durr\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#website","url":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/","name":"Municipality of Durr\u00ebs","description":"Faqja Zyrtare n\u00eb Internet","publisher":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#organization","name":"Municipality of Durr\u00ebs","url":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/cropped-logo.png","contentUrl":"https:\/\/durres.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/cropped-logo.png","width":512,"height":512,"caption":"Bashkia Durr\u00ebs"},"image":{"@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/#\/schema\/person\/b635fa3d3fcab493eb6efe564996a856","name":"admin","sameAs":["https:\/\/durres.gov.al"],"url":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21165\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/durres.gov.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}