Durrës municipal council meeting takes place, here are the approved decisions

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, u miratuan vendimet e rendit të ditës me përjashtim të një pike. Projektvendimi “Për miratimin e planit vendor të veprimit për barazinë gjinore 2026-2030 në bashkinë Durrës” nuk u miratua. Këto janë vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Qershor 2026.

Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 99, datë 28.10.2024 për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në pikën 1, të VKB-së nr.575, datë 20.12.2018, të ndryshuar, përsa i përket vendndodhjeve të reja të vendqendrimeve taksi (4+1) dhe (8+1) në qytetin e Durrësit.

Për miratimin e disa ndryshimeve në VKB nr.06, datë 10.02.2026 “Për miratimin e vlerës së shpronësimit të pasurive private që preken nga projekti “lidhja e Currilave me rrugën A.Goga”.

Për miratimin për disa ndryshime në vendimin nr. 76, datë 23.12.2025 të këshillit bashkiak, “për miratimin për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 5, datë 10.03.2025, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 400703.84 (katërqind mijë e shtatëqind e tre, pikë tetëdhjetë e katër) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruge në njësinë administrative Ishëm”.

Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 20, datë 11.06.2025, përsa i përket z.Danjel Mehmeti dhe z. Petro Dedja, nr. 21, datë 11.06.2025, përsa i përket z. Agim Hodo dhe Juventus Kodra si dhe nr. 36, datë 09.05.2022, përsa i përket z. Skënder Çuka.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit, si dhe ndryshimin e nr. rendor 12 të tabelës së miratuar me VKB-në nr.44, datë 23.07.2025; të nr. rendor 14 të tabelës së përcaktuar në pikën 9 të VKB-së nr.104, datë 30.03.2023; të nr. rendor 250 të tabelës së miratuar në aneksin 1 “subjekte përfituese të grantit të rindërtimit njësia adminsitrative Ishëm” në VKB-në nr.72, datë 20.07.2020; të nr. rendor 27 të tabelës së miratuar në aneksin 1 “subjektet përfituese nga programi i zhvillimit të zonave të reja” me VKB-në nr. 86 datë 29.07.2024.

Për miratimin e subjekteve aplikuese të shpallura përfituese, të cilët kërkojnë të transferohen në zonat e reja për zhvillim, si dhe për miratimin e ndryshimit të VKB-së nr. 48, datë 14.04.2021, të VKB-së nr. 67, datë 10.06.2021, të VKB-së nr. 142, datë 12.11.2021, të VKB-së nr. 83, datë 27.09.2024, të VKB-së nr. 3, datë 13.01.2023, të VKB-së nr. 141, datë 24.11.2021, të VKB-së nr. 66, datë 17.03.2023, të VKB-së nr.38, datë 31.03.2021, të VKB-së nr. 117, datë 30.09.2021, të VKB-së nr. 48, datë 14.04.2021.

Për miratimin e listave së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në pallatin Kastrati nr. 14, rruga “Stefan Dhima”, njësia administrative nr. 5; pallatin nr. 8, rruga “Stefan Dhima”, njësia administrative nr. 3; pallatin nr. 25/1, rruga “Hysen Myshketa”, njësia administrative nr. 3; pallatin nr. 18, rruga “David Selenica”, njësia administrative nr. 5; pallatin nr. 52, rruga “Selvia”, njësia administrative Sukth; miratimin e ndryshimit të nr. rendor 1 të aneksit nr. 1 “subjektet përfituese nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 2” të VKB-së nr. 79, datë 29.07.2024, si dhe miratimin e ndryshimit të nr. rendor 1 të aneksit nr. 3 “subjektet përfituese nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr. 5” të VKB-së nr. 86, datë 31.08.2020.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.30, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga procesi i rindërtimit për pallatin nr.1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “Kastrati”, rruga “Ramadan Veliu”, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” të ndryshuar.

Për miratimin e ndryshimit të VKB-së nr. 7, datë 10.02.2026 “për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit, që do të akordohet nga ministria e ekonomisë dhe inovacionit në favor të bashkisë Durrës për subvencionimin e qirasë për vitin 2026”.

Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë totale prej 10,242,173 (dhjetë milionë dyqind e dyzet e dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, për likuidimin e plotë të familjeve të dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut të muajve Shtator dhe Nëntor 2025.

Për emërtimin e gjimnazit Manëz, në njësinë administrative Manëz, në bashkinë Durrës.

Për miratimin e një shtese në vendimin e këshillit bashkiak nr. 34, datë 12.06.2026 “për miratimin e hartës së vendqëndrimeve të mjeteve lundruese dhe korridoreve të lëvizjes së tyre në territorin e bashkisë Durrës”.

Për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe trajtimit financiar për sportistët dhe trajnerët që përfaqësojnë qytetin e Durrësit në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2026.

Për miratimin e projektdokumentit të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 të bashkisë Durrës.

Për miratimin e përdorimit të vlerës financiare prej 109,276,634 (njëqind e nëntë milion e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) lekë, për likuidimin e plotë të familjeve të patrajtuara dhe për përfundimin e likuidimit të familjeve të trajtuara pjesërisht financiarisht, në zbatim të VKB-së nr. 75, datë 23.12.2025 të dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut të datave 29.01.2025 – 30.01.2025.

Për miratimin e përdorimit të fondit prej 694,220 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e njëzet) lekë të rimbursuara nga projekti Terrain, programi Interreg IPA Adrion (2021-2027).

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit të pallatit nr. 32 rruga “Teodor Rupi”, në njësinë administrative nr.3, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, si dhe miratimin e ndryshimit të nr. rendor 11, aneksi 1 i VKB-së nr.3, datë 13.01.2023 “për miratimin e listës së 13 të 11 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model”.