Durrës municipal council meeting takes place, here are the approved decisions

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit, për pasuri private të prekura nga investimi me objekt: “Përmirësimin e infrastrukturës së varrezave të njësisë administrative Rrashbull”.

Për dhënien e dakortësisë për vazhdimin e procedurave për heqjen dhe dhënien në përdorim nga fondi pyjor i sipërfaqeve të kërkuara nga “Operatori i Sistemit të Transmetimit OST” sh.a që preken nga projekti dhe në zbatim të vendimit nr. 11, datë 28.01.2025, për miratimin e “Leje ndërtimi infrastrukture për objektin: ndërtimi i linjës 110 kv Gjiri i Lalëzit – Fush Kuqe dhe shtesa e nënstacionit 110 kv Fush Kuqe”.

Për shprehjen e pëlqimit për propozimin e projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, për bashkinë Durrës.

Për miratimin e përdorimit të fondit prej 33.211.047 (tridhjetë e tre milionë e dyqind e njëmbëdhjetë mijë e dyzet e shtatë) lekë nga buxheti i bashkisë Durrës për bashkëfinancimin në masën 50% me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për subvencionimin e qirasë për vitin 2026, për familjet që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit.

Për miratimin e shkëmbimit të pronës në zbatim të VKM-së nr.624, datë 30.07.2026 “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private dhe shkëmbimin e pronës, në funskion të procesit të rindërtimit në zonën e re për zhvillim në Spitallë, bashkia Durrës, “rikonstruksioni i rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”, loti III, rruga “Azem Hajdari”, loti IV, rruga “Vala e Detit”.

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 06, datë 10.02.2026, “Për miratimin e vlerës së shpronësimit të pasurive private që preken nga projekti ‘Ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Currila – A. Goga’”, i ndryshuar.