E drejta e informimit

E drejta e informimit është  një e drejtë me rëndësi  thelbësore .Neni 23 i Kushtetutës së Shqipërisë citon: 

1. E drejta e informimit është e drejtë e garantuar.

2. Kushdo  ka të drejtë ,në përputhje me ligjin ,të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive .

E drejta e informimit gjen rregullim të posaçëm edhe me anë të Ligjit 119/2014”Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”,ku citohet:

1.Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacion publik.

2.Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

3.Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik ,nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën  ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit

4.Informacioni publik që i është dhënë një personi , nuk mund t’i  refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit , në përputhje me nenin 17 të këtij ligji.

 “Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me anë të Ligjit Nr.9887,datë 10.03.2008,”Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, dhe me Ligjin Nr.8457 datë 11.02.1999”Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”.

Kordinatori për të drejtën e informimit: Vilma HYSENI

Adresa: Lagjia Nr.1, Sheshi” LIRIA”, DURRES

Tel: 0673087570

E-mailQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Orari zyrtar: 8:00 - 16:00

 

Kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit 

Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit. 

Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme: 

a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji,  duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;

b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji; 

c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj; 

ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre; 

d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar; 

dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji; 

e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

Kufizimi i së drejtës së informimit:

1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm: 

a) të drejtën për një jetë private; 

b) sekretin tregtar;  

c) të drejtën e autorit; 

ç) patentat. 

Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.

2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm: 

a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar; 

b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale; 

c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor; 

ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike; 

d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit; 

dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor; 

e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike; 

ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare. Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një 8 procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike. 

3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji. 

4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar. 

5. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni. 

6. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim. 

7. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji, pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat.