Stampa


Qëndra Komunitare Multifunksionale – Nishtulla, është një qëndër e re, e cila ka hapur dyert e saj per grupet ne nevojë, në Nëntor te vitit 2013, ne zonën e Nish tulles-Durres.
E ndërtuar me vizionin, për të qënë një model i sigurimit të shërbimeve të domosdoshme për komunitetin, kjo qëndër ka si qëllim të përmirësojë aksesin e komunitetit Rom dhe Egjyptian në shërbimet sociale nëpërmjet regjistrimit civil, policimit në komunitet, përfshirjes në kurse profesionale si dhe vendosjes dhe forcimit të rrjeteve të mediatorëve Romë në fushën e shëndetit, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve .

Falë bashkëpunimit pushtet vendor-donatorë, kjo qëndër është një investim i kryer me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara - Për Fuqizimin e Komuniteteve Lokale në Nevojë (FKLN), i cili është zbatuar nga UNICEF, UNDP, UNFPA, UNV,  në partneritet me Bashkinë Durrës.

C'fare Synon
Kjo qendër, synon të përmirësojë cilësinë e jetës të grupeve në nevojë,  nëpërmjet  fuqizimit të komunitetit në tërësi dhe integrimit të tij në jetën e qytetit,  duke ofruar shërbime të ndryshme si dhe duke krijuar mundësinë për më shumë ndërveprim mes banorëve dhe institucioneve.

Shërbimet që ofron kjo qëndër:

Përfituesit:

•    Të rinjtë që kanë nevojë për t'u integruar dhe që kanë  dëshirë për të qënë aktiv dhe për të sjellë ndryshimë pozitive në komunitetin e tyre.
•    Fëmijët me probleme të ndryshme sociale dhe shëndetsore;
•    Nënat e reja dhe gratë në përgjithësi që kanë nevojë për shërbime shëndetsore dhe suport psiko-social.
•    Komuniteti Rom dhe Egjyptian i zonës së Nishtullës në tërësi.

Kontakte:

Adresa e Qendres komunitare:
Lagja Nr.15
Rruga ''Isuf  Ferra”(para mbikalimit te Shen Vlashit,ne autostraden Durres-Tirane)
Nr.Kontakti:
Administratore 00355 69 24 88 208
Specialiste e ofrimit te shërbimeve psiko-sociale 00355 68 52 66 530

Aktivitete Gjate periudhes Janar-Maj 2014:

Ne qendren komunitare jane organizuar nje sere aktivitetesh ne bashkepunim me partnere te tjere, kryesisht OJF.

Shkarko broshuren e qendres Komunitare