Printo



Mbeshtetje psiko-sociale,4 punonjes social. Aktualisht planet individuale te tè moshuarve janè hartuar sèbashku me tè moshuarit dhe punonjesin social pèrgjegjès.Cdo punonjes social ka nje grup prej 27 te moshuarish ne kujdesje.Puna e cdo punonjesi social konsiston ne:
Interesimi per te moshuarit ne raste mungesash cdo dite
•    Verifikim ne familje per te vleresuar kushtet social-ekonomike
•    Organizimi i takimeve me grupe te moshuarish me qellim njohjen e problematikave.Problematikat tè hasura jane ndjekur dhe rezultatet e arritura i kanè shènuar ne cdo plan individual.
•    Referimi i rasteve te vecanta tek mjeku apo infermieri
•    Monitorim gjate pregatitjes  dhe servirjes se ushqimit per te moshuarit
•    Biseda ne grup me te moshuarit per ceshtje  te ndryshme


Shërbim mjeksor,1 infermiere dhe 1 mjek part-time.Gjate kesaj periudhe te gjithè tè moshuarit kane pèrfituar shèrbim mjeksor.Ne regjistrin e shèrbimit mjeksorè regjistrohen tè gjitha rastet e dhenies se ndihmès mjeksore dhe cdo i moshuar eshte i pajisur me kartelen mjeksore personale.Ky sherbim perfshin:
Vizita mjeksore,diskutime mbi tema të ndryshme mbi shëndetin
Matje TA
Injeksione
Mjekime

Ushqim (caj dhe dreka) 1 guzhiniere,1 ndihmes guzhiniere.Te moshuarit kanè pèrfituar 100% fondin e tyre ushqimor.Te moshuarve i ofrohet pirja e kafes ose cajit nè mèngjes dhe dreka.Dreka pergatitet ne bazë të menusë javore e cila afishohet cdo fillim jave.Ne hatimin e menuse mbahen parasysh sygjerimet e mjekes dhe mendimet e të moshuarve.Kèto vakte merren sipas orarit tè caktuar nga Qèndra: mengjesi ne oren 10:00-10:30 dhe dreka 12:00-13:30.

Sherbim sanitar Qèndra ka nje nivel tè mirè hapsirash,pajisjesh dhe mundesish per tè ofruar sherbime.Ambjenti i Qèndres eshtè funsional me drita,uje te rrjedhshèm,edhe ngrohje pèr tè moshuarit.Per higjenèn e Qèndres kujdesen 2 sanitare.

Aktivitet social-kulturor brenda dhe jashtë institucionit.Një mënyrë jetese e përshtatëshme, përfshirja në familje dhe shoqëri, mjedisi mbështetës për një moshë të kaluar, të gjitha këto ruajnë mirëqënien. Politikat e QDM synojnë pakësimin e pabarazive sociale dhe varfërinë,janë thelbësore për plotësimin e mbështetjes së individit drejt plakjes active. Hartimi i programeve ndër-breznore dhe aktiviteteve komunitare mundësojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe pjesëmarrje të barabartë mes brezit të ri dhe të të moshuarve eshtë nje nga qëllimet e qëndres sone.
Gjate vitit jane zhvilluar shume aktivitete social kulturore sipas nje kalendari te paracaktuar.Jane festuar te gjitha festat zyrtare dhe fetare si:8Marsi,Dita veres,Bajram,Pashke,1Tetori Dita nderkombtare e te moshuarve,28-29 Nentor,Krishlindjet dhe Viti i Ri.
Per keto Festa jane organizuar: shetitje ne natyre,koncert me nxenesit e shkollave,shperndarje e pakove ushqimore,dreke ne lokal,kampionate lojrash domino tavull,ekspozita me punime te moshuarve.
Edhe gjate vitit 2013, furnizimet me materialet e nevojeshme per kryerjen e aktiviteteve te perditeshme jane  realizuar me sukses. Keto furnizime jane kryer sipas planeve perpiluara ne fillim te vitit..

Kujdesi ndaj moshës së tretë 
Kjo kategori në dukje e marxhinalizuar ka qenë  gjihmonë në fokus të programeve sociale të Bashkisë. Që nga viti 2002, fillimisht në bashkëpunim me  Bankën Botërore dhe më pas me financimin total te Bashkisë, ka filluar funksionimin Qendra Ditore e të Moshuarve. Ajo ka si qëllim dhënien e shërbimeve sociale për të moshuarit e vetmuar dhe me probleme sociale.
Kapaciteti i kësaj qendre është 110 të moshuar.
Kjo qendër ofron falas për perfituesit e saj:
•    Shërbim psiko-social
•    Shërbim shëndetësor
•    Vakte ushqimore (2 vakte ne dite)
•    Qendër informacioni
•    Aktivitete kulturore, psiko-sociale
Megjithëse numri i përfituesve është i njëjtë, investimet dhe shpenzimet e kësaj qendre vijnë në rritje, e cila ka mundësur arritjen e standartevete optimale dhe  përmbushjen e  nevojave sociale të këtij target grupi.