Printo

Zyra per Barazine Gjinore dhe Dhunen ne Familje: Eshte nje strukture e krijuar ne Mars 2008, me vendim te Keshillit Bashkiak dhe eshte Zyra e pare per Barazine Gjinore ne nivel vendor. ZBGJ punon per te rritur ndergjegjsimin publik mbi problemet gjinore me te cilat perballet shoqeria sot, dhe per te kontribuar ne adresimin e nevojave te grupeve me pak te perfaqesuar sic jane grate si dhe ne menaxhimin e punes per rastet e dhunes ne familje. Bashkia Durres vleresohet per punen e bere ne keto dy drejtime fale bashkepunimit me:

Faza e Pare ” Zbatimi i Platformes Strategjike per Reagim te Koordinuar te Komunitetit kunder Dhunes ne Familje ne Durres” ( CCR ) ne Dhjetor 2009. Kjo Platforme kishte si qellim krijimin e nje grupi pune: Reagim i kordinuar i komunitetit ( RKK) qe do te merrej me menaxhimin e rasteve te dhunes ne familje.

Faza dyte ” Zhvillimi dhe Zbatimi i Platformes Strategjike per Reagim te Koordinuar te Komunitetit kunder Dhunes ne Familje ne Durres, krijimi e (CCR), ne zonat sub-urbane dhe rurale te tij, si dhe integrimin gjinor ne planet e zhvillimit local”. Ne kete faze te dyte te projektit u zgjeruan bashkepunetoret: 2 Komuna dhe 2 Bashki te Qarkut Durres, Komuna Maminas dhe Rrashbull dhe Bashkite Sukth dhe Shijak.