Ne zbatim te Legjislacionit Mjedisor ,Bashkia Durres , Ju fton te merrni pjese ne Diskutimin Publik ne lidhje me Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis kerkuar nga Bashkia Durres Lagjja 1, Sheshi Liria per projektin “Shkolle e mesme” ne Ish–Kenete Durres.
Takimi do te organizohet prane sheshit ku do te ndertohet shkolla me date 20/04/2011 ne oren 12.00. Diskutimet,komentet dhe opinionet e mbledhura do te regjistrohen ne nje procesverbal.
Rendi i dites per Diskutimin Publik te dates date 20/04/2011 ne oren 12.00 eshte si vijon:
- – Mireseardhja
- – “Prezantimi i Projektit dhe Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis te Projektit”
- – Diskutim i hapur
- – Mbyllja e takimit
Raporti i Ndikimit ne Mjedis i Projektit do te mbetet ne dispozicionin e publikut te interesuar per konsultim prane ambienteve te zyres se Mardhenieve me publikun dhe ne faqen zyrtare te Bashkise Durres. Duke shpresuar per pjesemarrjen tuaj,ju falenderoj paraprakisht per bashkepunimin tuaj.