Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore shpall procedurën për plotësimin e vendit të lirë  në pozicionin   “Specialist i takses se popullates– në Sektorin e te Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise Durres

Konkurimi është i hapur për pranimin në shërbimin civil në KATEGORINË EKZEKUTIVE, sipas parashikimeve të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”.


Kandidatët duhet të plotësojnë KËRKESAT E PËRGJITHSHME për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” si më poshtë:

·         a) të jetë shtetas shqiptar; 

·         b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

·         c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 

·         ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

·         d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

·         dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji; 

·         e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST  (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
Drejtoria: DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Sektori: I TE ARDHURAVE NGA TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE

Raporton tek : SHEFI I SEKTORIT 

KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

Arsimi:

 · Arsimi i lartë  , Ekonomi Finance, Menaxhim Biznes, Juridik

Tjetër:

·         Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.

·         .

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI

·         Letëmotivimi për aplikim në vendin vakant;

·         Nje kopje jetëshkrimi;

·         Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;

·         Fotokopje e diplomës. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë te njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;

·         Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;

·         Nje kopje e librezës së punës e plotësuar;

·         Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

·         Certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;

·         Dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj;

·         Fotokopje e letërnjoftimit. 

MËNYRA E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Dokumentet do të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Durres të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Durres
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “Liria”

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati i dorëzimit të dokumenteve  08.05 .2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Data e daljes së rezultateve për fazën e verifikimit paraprak 11.05 .2015

 
DATA DHE VENDI I REALIZIMIT TË KONKURRIMIT 09.06.2015, ora 11:00 – Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË QË DO TË VLERËSOHEN NË INTERVISTË

Konkurimi do të bazohet në:

Kodin e Proçedurave Administrative,

Ne ligjin nr.9920 date 19.05.2005 “Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar

Ne ligjin nr.9632 date 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore” i ndryshuar

Në ligjin 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore

Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”,

Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe

Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë” 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë:

·         Vlerësimin e jetëshkrimit, eksperiencës, trajnimeve, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse,

·         Vlerësimin me shkrim si dhe

·         Intervistën e strukturuar me gojë

 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit: 12.06 .2015

MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT

Njoftimi i kandidatit fitues komunikohet përmes portalit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe të Bashkisë Durres

                                PËRSHKRIMI I PUNËS

            I-  TË DHENAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: SPECIALIST (Kategoria III-B)
Institucioni: BASHKIA DURRES
Drejtoria: DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Sektori: : I TE ARDHURAVE NGA TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE

Raporton tek : SHEFI I SEKTORIT 

            II – MISIONI

Te pergatise listat e popullates se bashku me detyrimet perkatese sipas tarifave te percaktuara ne VKB

 III – DETYRAT KRYESORE

Organizon punen me ndermarrjen e ujesjellesit ne rolin e agjentit tatimor.

Pergatit burimin e informacionit qe do te jete baza per dhe ne bashkepunim me sektoin e informatizimit dhe teknologjise se sherbimit e sheperndan ne qendrat administrative.

Formaton ngarkesen fiskale per cdo familje per vitin dhe printon njoftim-detyrimin.

Ben dorezimin ne poste te njoftim –detyrimeve duke perpiluar akt-rakordimet per numrin e njoftimeve te dorezuara.

Ben rakordimin per njoftimet e shprendara familjeve dhe percakton detyrimin qe i  lind Bashkise per kete proces duke u bazuar ne akt.mareveshjen mes paleve.

Afishon prane cdo sporteli te qendrave adminstrative, detyrimet qe ka cdo familje dhe perfitimi sipas grupeve sociale per taksat Tarifat Vendore , sipas ligjit ne fuqi dhe paquetes fiskale te miratuar me VKB.

Ben regjistrimin dhe gjenerimin e Taksave dhe Tarifave Vendore per te gjithe familjet e pa regjistruara.

 

VI – ZGJIDHJA E PROBLEMEVE : (kompleksiteti dhe pasoja)
Ne kete vend pune, specialistit i kerkohet zgjidhja e problemeve qe lidhen me punen e tij.

             VII – VENDIMMARRJA 

(lloji dhe liria e veprimit)
Vendimarrja ne kete pozicion pune behet ne perputhje me kuadrin ligjor

             VIII – MJEDISI   MENAXHERIAL

(marrëdhënia e menaxhimit dhe fokusi i veprimtarisë)
Raporton dhe pergjigjet direkt para shefit te sektorit dhe drejtorit te drejtorise

             IX – MBIKQYRJA 

Aktiviteti i Specialistit mbikeqyret nga shefi i sektorit dhe drejtori i drejtorise

             X- STAFI NËN VARËSI

Nuk ka

             XI – KUSHTET E PUNËS 

 

Specialistit mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit të punës, të cilat zëvendësohen me kohë pushimi apo shpërblim sipas akteve ligjore në fuqi.