KËRKO

Projekti TOURISMED (Fishing TOURIsm for a Sustainable development in the MEDiterranean area/Turizmi i Peshkimit për një Zhvillim të Qëndrueshëm në zonën e Mesdheut)

Turizmi i peshkimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më në rritje në vitet e fundit, jo vetë në zonën e mesdheut por edhe në qytetin e Durrësit, duke qenë se prej kohësh është bërë funksional Porti i Peshkimit. Megjithatë, edhe pse shumë premtues, sektori i turizmit të peshkimit është ende në fazën e tij foshnjore si në nivel mesdhetar ashtu edhe në nivel lokal. Në këtë kuadër, Bashkia Durrës në partneritet me Bashkinë e Trabias, Siçili – Itali, Promovimi Ndërkombëtar Siçili – PRISM, Siçili – Itali, Promimpresa sh.p.k., Siçili – Itali, Delfi Partners&Co – Qipro, Universitin e Pireut  – Greqi, Universitetin eTeknologjisë – Qipro, Dhoma Italiane e Tregëtisë për Francën, Marsejë – Francë, PETRA PATRIMONIA CORSICA, Korsikë – Francë, Haliéus, Lazio – Itali, Institutin Portual të Valencias për Studime dhe Bashkëpunim – Spanjë, që në muajin janar të vitit 2017, është në fazën e zbatimit të Projektit TOURISMED, projekt ky i cili financohet nga programi Interreg Med 2014-2020 dhe do të përfundojë në vitin 2019. 

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i turizmit të peshkimit si një praktikë e qëndrueshme e turizmit detar në zonën e Mesdheut, ku do të zhvillohet një pjesë e testimit pilot të modelit të biznesit, dedikuar për peshkatarët dhe operatorët e industrisë së turizmit. Për më tepër, nëpërmjet zbatimit të këtij Projekti, synohet të sigurohet qëndrueshmëri në 3 nivele: 

1. Qëndrueshmëri mjedisore: Metodat artizanale të peshkimit ndihmojnë për të ruajtur habitatin detar, pasi nuk shkaktojnë dëmtim të përhershëm të shtratit të detit;

2. Qëndrueshmëri sociale: Turizmi i peshkimit promovon trashëgiminë detare kulturore të Mesdheut, produktet lokale të peshkimit dhe traditat. Gjithashtu, turizmi i peshkimit mund të lidhë turistët me komunitetet lokale duke ofruar një përvojë të vlefshme si për klientët ashtu dhe për operatorët;

3. Qëndrueshmëri ekonomike: Turizmi i peshkimit mund të përmirësojë gjendjen ekonomike të komuniteteve të peshkimit në zonën e Mesdheut. Kjo praktikë do të pasurojë gjithnjë e më shumë ofertat (iteneraret) turistike, do të nxisë valorizimin e produkteve lokale të detit si dhe do të mundësoje burime të reja të të ardhurave për peshkatarët në shtetet e Mesdheut.

Më shumë informacion mbi këtë Projekt mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit: https://tourismed.interreg-med.eu/, si dhe në llogarinë në facebook: https://www.facebook.com/tourismed.interregmed/