Bashkia Durrës shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridikë që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Manëz-Durrës-Manëz.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 14.05.2018 në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës në adresën: Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 30.05.2018. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 30.05.2018, ora 12.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës.
May 11, 2018