Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Afati për aplikim është deri më datë 28 shkurt 2019.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme.
Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.
Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.
Institucioni do të mirëpresë këta praktikantë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës:
1. 15 praktikantë me profesion Punonjës Social dhe Psikolog;
2. 5 praktikantë me profesion Ing. Gjeodet;
3. 2 praktikantë me profesion Ing. Ndërtimi;
4. 3 praktikantë me profesion Ing. Elektrik;
5. 2 praktikantë me profesion Jurist;
6. 4 praktikantë me profesion Ekonomist;
7. 4 praktikantë me profesion Ing. Informatikë;
8. 2 praktikantë me profesion Informatikë Ekonomike.
Dokumentet për aplikim
a- CV e aplikantit;
b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
c- Lista e notave;
d- Një leter motivimi.
Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:
http://praktika.arsimi.gov.al/
February 21, 2019