FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESION INFORMUES MBI: THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË DURRËS

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën , ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere  dhe të ofrohen shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët në këto bashki. 

Bashkia Durrës në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD në  Shqipëri ka shpallur më 13/02/2019 Thirrjen e dytë publike për OSHC-të e cila do të jetë e hapur deri më 27/03/2019. 

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi dhe një trajnim 3-ditor mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve”. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrjen. 

1. Dita e hapur organizohet më 27 Shkurt 2019 

2. Trajnimi mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 27-28- Shkurt dhe 1 Mars 2019

Dita e hapur dhe trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Këshillit të Bashkisë Durrës sipas axhendës: 

Link: Axhenda

10:00- 10:15  Fjala e mirëseardhjes nga përfaqësues të Bashkisë Durrës

10:30- 11:30   Prezantim i thirrjes së dytë publike për OSHC-të në Durrës – stafi ReLOaD

11:30 – 12:30 Pyetje/diskutime rreth Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në Durrës

12:30 – 13:30 Pushim Dreke

13:30 – 15:30 Sesioni i parë i trajnimit mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” per OSHC-të