Për një zhvillim sa më të mirë të pyetësorit në zonat pilot “Currila-Batlla” dhe “Kepi i Rodonit” do të përqëndrohemi në disa pika themelore të përbashkëta:
– Studimi topografik i bregut dhe përcaktimi i pikave GPS në vijën bregdetare dhe lartësite e kodrave, që do të shërbejnë si pika bazë referimi për organizimin e kërkimit arkeologjik nënujor.
– Verifikimi i të gjitha pikave referuese të thellësive bazë me mjete lundrimi dhe teknike nënujore. Mbi këto pika do të ndërtohet gjithë planimetria, për dokumentimin e kërkimit dhe gjetjeve arkeologjike nënujore.
– Në Kepin e Rodonit do të përcaktohen dhe do të meren koordinatat GPS për të paktën katër sondazhe në tokë.
– Do të mblidhen të dhëna mbi shikushmërine nënuje dhe vegjetacionin në kodra.
– Do të përcaktohet një zonë e vecante për qëndrimin e mjeteve lundruese dhe parkimin e mjeteve motorike.
Plotësimi i “Hartës Adriatiko-Joniane i rrugëve antike detare të trashegimise kulturore”është një proçes i cili do të kryhet në vazhdimësi, pasi të ketë perfunduar investigimi arkeologjik nënujor në të dy zonat pilote. Eshtë e rëndësishme të mblidhen të dhëna arkeologjike dhe historike në një kontest më të gjere gjeografik se sa ai i përcaktuar nga zonat pilote.
Do të mblidhen të dhëna nga Gjiri i Durrësit duke filluar nga Kepi i Lagjit në jug dhe deri në Kepin e Palit në veri.I njëjti vlerësim do të bëhet dhe për Gjirin e Kepit te Rodonit. Ndërsa për rrugët antike të cilat shkojnë nga Qyteti port i Durrësit në drejtim të jugut,do të mblidhen dhe klasifikohen të dhënat të cilat i referohen Gjirit të Vlorës, Porto Palermos, Gjirit të Limionit të Sarandës dhe deri në Kepin e Stillos.
April 29, 2019