Çfarë duhet të bëjmë përpara një tërmeti:

• Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe soletës.

• Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.

• Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.

• Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.

• Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.

• Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.

• Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.

• Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrikë dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë ku këto ndodhen.

• Eliminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti:

• Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.

• Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilje etj.,

• Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

• Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

• Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet e terrenit dhe rrjedhjet e gazit.

• Nëse jeni në mjedis të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

Çfarë duhet të bëjmë pas tërmetit:

• Sigurohuni që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.

• Dilni me kujdes nga banesat.

• Mos harroni të vishni këpucët, pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

Adresa e Emergjences

1. Kavalishenca Ushtarake

2. Çadrat pranë Stadiumit “Niko Dovana”

Numra kontakti:

Nr. Unik 112

Policia e Shtetit 129