KËRKO

Në Ditën Botërore të Teatrit kryebashkiakja Emiriana Sako takon trupën e teatrit të Durrësit të cilët i ka i ka uruar për suksesin e arritur në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online

Në Ditën Botërore të Teatrit kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako është takuar me trupën e teatrit të Durrësit të cilët i ka falenderuar dhe i ka uruar për suksesin e arritur duke fituar “Çmimin e Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”. Kryebashkiakja Sako ka bashkëbiseduar me aktorët dhe regjisoren e kësaj trupe të cilët edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie që po kalojmë të gjithë, e po ashtu edhe teatri, kanë vijuar aktivitetin artistik nëpërmjet internetit. Kjo trupë teatrore në aktivitetin e saj online ka komunikuar vazhdimisht me publikun nëpërmjet audiotregimeve të Çehovit, koncerti homazh për viktimat e tërmetit, intervistat Aktorët për Aktorët, fushata Këpucët e Kuqe, etj. Pikërisht komedia “Martesa” e Çehovit e interpretuar nga kjo trupë është vlerësuar në festivalin teatror online me çmimin e publikut. Kryebashkiakja Sako deklaroi se menjëherë sapo të kalojë kjo periudhë pandemie teatri i Durrësit do të jetë sërish në skenë me shfaqje të suksesshme që do ti dhurojnë artdashësve të Durrësit emocione dhe ndjesi të bukura që vetëm arti mund ti përcjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*