Me rastin e 1 Qershorit, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka vizituar shkollën speciale të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjatë ceremonisë festive të organizuar nga fëmijët e kësaj shkolle kryebashkiakja Sako ka uruar të gjithë fëmijët për festën dhe u ka shpërndarë dhurata fëmijëve të kësaj shkolle me këtë rast. Kryebashkiakja Sako deklaroi se kishte zgjedhur këtë shkollë për tu shprehur këtyre fëmijëve ngrohtësinë njerëzore dhe për ti komunikuar atyre mesazhin se do të kenë gjithmonë një përkujdesje të vecantë nga ana e Bashkisë në mënyrë që të integrohen plotësisht në jetën shoqërore të qytetit. Bashkia e Durrësit ka një sërë programesh sociale që i zbaton në ndihmë të shtresave në nevojë dhe një kujdes i vecantë u kushtohet pikërisht këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta duke i patur në qendër të vëmendjes. Sako është shprehur se kujdesi ndaj këtyre fëmijëve ka qenë dhe është i vazhdueshëm duke i inkuadruar ata në programe të posaçme sociale për ti krijuar sa më shumë ngrohtësi e përkujdesje.
June 1, 2021