PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI
Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.
Informacionin rreth Programit, institucionet pjesëmarrëse, numrin e praktikantëve dhe profilet studimore të kërkuara mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Aplikimi”.
Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:
- Të jenë 21-26 vjeç;
- Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
- Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .
Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.
Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :
a- CV (jetëshkrimin) e aplikantit;
b- Letra e motivimit
Afati për aplikim është nga data 9 Korrik deri më datë 31 Korrik 2021.
Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, në periudhën 16 gusht 2021 – 16 nëntor 2021.
Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj..
Të gjithë praktikantët që e përfundojnë praktikën me sukses pajisen me certifikatë lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Deparamenti i Administratës Publike dhe periudha tre – mujore e praktikës njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike.
Për sa më sipër, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja VI, për vitin 2021 institucioni I Bashkia Durrës do të mirëpresë këta praktikantë:
7 praktikantë me profesion punonjës Social dhe Psikolog
5 praktikantë me profesion Ing. Ndërtimi / Urbanist
5 praktikantë me profesion Jurist
2 praktikantë me profesion Ekonomist
8 praktikantë me profesion Ing. Informatikë
7 praktikantë me profesion Arkitekturë
July 9, 2021