Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin gusht 2021.
-Për shfuqizimin e vkb-së nr.23, datë 25.02.2021 “për vijimin e proҫedurave të prishjes së detyruar të 1 (një) objekti banimi, pronë private (pallat), ndodhur në njësinë administrative nr. 4, Durrës, në zbatim të ekspertizës të thelluar hartuar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë”.
-Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket kopshtit “Isuf Ferra” (vetëm ndërtesa 1 kt), që është pjesë e listës së transferimit, që mban nr. 129, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të demolohet, sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin kopshti “Isuf Ferra” (vetëm ndërtesa 1 kt), që mban nr. 129, që me vkm nr.536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
-Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës së mesme Manëz (Kuçok), që mban nr. 04, të listës së transferimit, që me vkm nr. 538, datë 7.8.2012, bën pjesë në listën paraprake të pronave të ish bashkisë Manëz (sot bashkia Durrës), për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik për jetën dhe shëndetin, dhe rekomandohet të demolohen, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave, të godinës me emërtimin shkolla e mesme Manëz (Kuçok), me vendodhje njësia administrative Manëz, që me vkm nr. 538, datë 7.8.2012, bën pjesë në listën paraprake të pronave të ish bashkisë Manëz (sot bashkia Durrës).
-Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës 2kt, që i përket shkollës 9-vjeçare Vardardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës, që mban nr.07, të listës së transferimit, që me VKM nr. 297, datë 28.04.20210 bën pjesë në listën paraprake të pronave të ish bashkisë Sukth (sot bashkia Durrës), për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik për jetën dhe shëndetin, dhe rekomandohet të demolohet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave, të godinës me emërtimin shkolla 9-vjeçare Vardardhë, me vendodhje njësia administrative Sukth, që me VKM nr. 297, datë 28.04.20210, bën pjesë në listën paraprake të pronave të ish bashkisë Sukth (sot bashkia Durrës).
-Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, drejtorisë rajonale arsimore parauniversitare Durrës, të ambjentit me sipërfaqe ndërtimi 199 m2 dhe sipërfaqe funksionale 21.4 m2 , e ndodhur në katin e parë të shkollës “Jan Kukuzeli”, pronë e bashkisë Durrës, për një afat kohor 1 vit, me të drejtë ripërtëritje, për t’u përdorur për administratën e kësaj drejtorie.
-Për një shtesë në vkb nr. 127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021” në lidhje me miratimin e tarifës së ujit për ujitje.
August 31, 2021