KËRKO

Njoftim për shorteun publik të datës 15.11.2021 me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të banesave kolektive me seksion A-2 dhe A-5 të ndërtuara në Zonën e Re për Zhvillim Manëz.

Në mbështetje të Ligjit 139/2015 ’’Për vetëqeverisjen vendore’’, Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave, ‘’’Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore’’, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 592, datë 13.10.2021 Për disa shtesa në vendimin nr. 904, datë 24.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit Bashkiak Durrës nr. 138, datë 28.10.2021, ’’Për miratimin e Regullores për procedurat e zhvillimit të shorteut manual në bashkinë Durrës në kuadër të rindërtimit’’, 

Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të banesave kolektive me seksion A-2 dhe A-5 të ndërtuara në Zonën e Re për Zhvillim Manëz do të zhvillohet më datë 15.11.2021 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 09:00.

Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës bashkëlidhur.

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.

Link: Lista e shorteut