Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës u zhvillua Dëgjesa Publike mbi Paketën Fiskale.
Dëgjesën e hapi Kryetarja e Bashkisë së Durrësit.Emiriana Sako e cila pasi falenderoi të gjithë të pranishmit,bëri një prezantim të shkurtër mbi taksat dhe tarifat vendore dhe disa ndryshime për 3 vitet pasardhëse..
Më tej Drejtori i Taksave dhe Tarifava Vendore në Bashkinë Durrës Luan Dajko bëri prezantimin e paketës fiskale për PBA 2022-2024 .
Pas këtiij prezantimi takimi vazhdoi me diskutimet e të pranishmëve mbi këto tarifa duke shprehur mendimet e tyre por edhe ankesat e sugjerimet mbi taksat dhe tarifat vendore pë 3 vitet në vijim.
Në këtë dëgjesë ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit të vogël dhe biznesit të madh, të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ekspertë kontabël, komisione të Këshillit Bashkiak, si dhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile.
November 15, 2021