Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratua një vendim:
Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Erih Maria Remark” në rruga “Benedik Brahja”.
Benedik Brahja ishte një punonjës policie i rënë në krye të detyrës. Brahja karakterizohej nga devotshmëria në punë, një polic i disiplinuar dhe me rezultate të mira në shërbim dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në detyrën e tij për parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë kriminale.
January 13, 2022