Bashkia Durrës i bën thirrje studiove të projektimit dhe ekspertëve të fushës për të shprehur interesin e tyre mbi hartimin e projektit me objekt “Pilotimi i rrugës “Luftëtarët e Lirisë”.

Subjektet e interesuara mund të sjellin shprehjen e tyre të interesit pranë sportelit të Zyrës së Informacionit të Bashkisë Durrës ose në e-mail zyrtar të bashkisë: info@durres.gov.al 

Afati për paraqitjen e kërkesës nga subjektet të bëhet deri në datën 29.04.2022.

Shërbimi i kërkuar nga ana jonë do të jetë pa shpërblim financiar, duke e vlerësuar si kontribut për qytetin tonë.