Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar shorteu publik me objekt shpërndarjen midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të apartamenteve të pallatit nr.458, rruga “Bajram Tusha” në Shkozet. Pallati i ri është rindërtuar me 7 kate nga të cilat një kat është shërbim dhe një kat nëntokë parkim. Ky shorte i hapur dhe transparent është zhvilluar në prani të familjeve përfituese, komisionit të posaçëm si dhe mediave. Ky është një tjetër sukses i arritur me procesin e rindërtimit për 24 familje të qytetit që u bënë me shtëpi të re. Tashmë këto familje do të jetojnë në apartamente të reja me standarte të larta sigurie, më të bukura e më të forta se ato që kanë patur.
November 3, 2022