Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, bashkia e Durrësit zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Rrashbull për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si:
-Programi i Paketës Fiskale,
-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publik
-Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
-Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Njësisë Administrative të Rrashbull, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshilit Bashkiak
Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako deklaroi se kemi nisur një fazë të rëndësishme të Dëgjesave Publike dhe takimeve me komunitetin, për planifikimin e buxhetit për tre vitet e ardhshme dhe do te prezantojme projektet më të rëndësishme per Njësinë Administrative te Rrashbullit: “E zhvillojme kete Degjese Publike per tju dëgjuar ju dhe për ti dhënë prioritet kërkesave tuaja. Në Njësinë Administrative Rrashbull, janë bërë shumë investime në infrastrukture rrugore dhe ndriçim publik, kemi instaluar rrjetin 20 kilo volt dhe rrjetin e ujit të pijshëm pothuajse në të gjitha fshatrat e zonës suaj. Janë rehabilituar shumë akse rrugore dhe të tjera janë në proces. Po realizohet shtrimi i rrugës tek “Kodra e Kuajve”, ka përfunduar segmenti i lagjes në këtë rrugë, por ne duam ta çojmë deri tek bizneset, sepse bizneset punësojnë njerëz në këtë zonë dhe ne duam ti mbështesim si banorët ashtu edhe bizneset.
Paralelisht me punën tonë si Bashki, ne kemi dhe një bashkëpunim të mirë me FZHSH, me të cilin kemi realizuar punime në shumë akse rrugore, asfaltim dhe riparim kuartallesh. Prioritet në vitin e ardhshëm do të jetë sektori i Bujqësisë. Jemi ne faze projekti per ngritjen e kapanoneve që do të shërbejnë si pikë grumbullimi, depozitimi dhe ruajtje për prodhimet bujqësore, projekt që është dërguar në Ministrinë e Bujqësise dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Me vendim të këshillit bashkiak, u miratua një iniciativë bashkëpunimi midis fermerëve dhe Bashkisë Durrës, për të ndihmuar financiarisht fermerët me buxhet nga Bashkia si dhe për ti orientuar për problemet që ata kanë, për aplikimet për grantet, ruajtje dhe depozitim të prodhimeve.
Ne sektorin e Taksave dhe Tarifave, nuk kemi bere ndryshime ne Paketen Fiskale, por kemi menduar që për shtresat në nevojë, invalidë, pensionistë të vetmuar, të mos paguhen tarifat e pastrim, gjelbërimit dhe ndriçim.Programi i Rindërtimit dhe infrastrukturës Arsimore, janë dy programe që janë mbështetur 100% nga Qeveria Shqiptare.”
Në përfundim, kryebashkiakja Sako theksoi se ne i kemi marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e njësisë suaj dhe presim një bashkëbisedim të hapur me ju për kërkesat dhe nevojat tuaja më imediate.
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2023-2025, të cilat u prezantuan nga ana e Drejtorëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës . Pas prezantimit të këtyre programeve fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
November 8, 2022